• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRHIQEN ALEATËT E PD/ Nuk do kërkojnë më proporcional me lista të hapura
Home
Politikë

TËRHIQEN ALEATËT E PD/ Nuk do kërkojnë më proporcional me lista të hapura

8 January, 2020 F.autor Politikë

Aleatët historik të demokratëve kanë bërë një hap pas sa i takon kërkesës së tyre të kahershme për ndryshimin e sistemit ne proporcional kombëtar me lista të hapura.

Tërheqjen e përkohshme, Dashamir Shehi dhe Agron Duka e justifikojnë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Kemi rënë dakord me idenë e mirë që ky vendim të shërbejë për zgjedhje të parakohshme këtë pranverë. Për hir të kësaj pune po sakrifikohet edhe një sistem që për mua nuk është funksional dhe prej vitesh kam pretenduar me u ndryshu..”, shprehet Dashamir Shehi.

“Edhe nëse do ketë zgjedhje të parakohshme, ndofta nuk premton koha të hyhet në zgjedhje të parakohshme me një sistem të ri zgjedhor”, ka thënë Agron Duka.

Kur platforma e opozitës për reformën zgjedhore të bëhet publike, brenda këtij muaji, prekja e sistemit nuk do jetë e përfshirë, por dy krerët e partive aleate janë të gatshëm edhe për një kompromis më të fortë. Marrjen pjesë në zgjedhje edhe me Edi Ramën Kryeministër.

“Unë mendoj se po. Ndofta prevalent nevoja e zgjedhjeve të parakohshme për zgjidhjen e krizës, nëse ka rezultate konkrete pikërisht në ato kushte që ka pasur opozita. Nuk jam kurrë dakord nëse nuk ka masa konkrete ndaj krimit zgjedhor”, tha Duka.

“Ore unë shkoj edhe me dreqin në zgjedhje, por unë gjykoj që ky njeri deri në fund do të pengoje jo vetëm zgjedhjet por edhe Shqipërinë”, shprehet Shehi.

Kërkesa për një sistem të ri zgjedhor dhe hapjen e listave për ti ulur pushtetin kryetarëve ishte një ndër kushtet kryesore të aleatëve ndaj Lulzim Bashës, por kjo kërkesë duket se do të arkivohet për një fazë të dytë. /Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ De Laurentiis hap portofolin, lumturon Gattuson me 2 lojtarë
Previous article SUPERKUPA E SPANJËS/ Mesfusha e Realit mposht Valencian dhe kalojnë në finale

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT