Vetëm pak orë pas regjistrimit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, kandidati i Bindjes Demokratike për kryebashkiak të Lezhës, Salvador Kaçaj ka deklaruar dorëheqjen nga gara për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Përmes një letre drejtuar KQZ për tërheqjen nga kandidimi, Kaçaj shprehet se propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 Qershor e vlerësoi si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës, por se disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve, e kanë nxitur që të rishikojë vendimin.
Në një prenoncim për AlpeNews.al, Kacaj shprehet se vendimi i tij ka ardhur jo për shkak të kercenimeve apo presioneve, por sepse ai mendon se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë.
“E mora vendimin pasi nuk ka zgjedhje me 30 qershor.Nuk mund të ketë zgjedhje me vetëm një parti”, u shpreh Kacaj.
Megjithatë, duket se e gjithë situata ka qenë një lloj presioni apo premtimi i Partisë Demokratike për ta kandiduar me siglën e saj në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë menyre Kacaj është ndjerë i detyruar të terhiqet.
Thënë kjo pasi argumenti i Kacaj se zgjedhjet nuk mund të behen me një parti duket disi i dyshimtë. Duke qene një politikan me përvojë tashmë, një gjë te tillë Kacaj e ka ditur edhe përpara se te regjistrohej, ndaj nuk ishte e nevojshme të terhiqej per ta mësuar.
E gjitha kjo vërteton se ka qenë opozita jashtparlamentare ajo që e ka detyruar të terhiqet nga kandidimi.
/AlpeNews.al