• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TERHEQJA E AMERIKËS NGA NATO-JA / Analistët: “Jemi të shqetësuar për të ardhmen.  Rreziku është…”
Home
Nderkombetare

TERHEQJA E AMERIKËS NGA NATO-JA / Analistët: “Jemi të shqetësuar për të ardhmen. Rreziku është…”

16 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Sipas një njoftimi të gazetës New York Times, Presidenti Donald Trump u tha disa herë ndihmësve vitin e kaluar se ai donte t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ose NATO-ja, e krijuar në vitin 1949.

Megjithëse publikisht Presidenti Trump i është kthyer shumë herë kësaj çështjeje, ekspertët e politikës së jashtme thonë se një tërheqje amerikane do ta dobësonte aleancën dhe do të inkurajonte Presidentin rus Vladimir Putin, i cili e kritikon NATO-n prej kohësh.

Prej 70 vjetësht, NATO-ja shihet si një shtyllë e rëndësishme qëndrueshmërie nga presidentët dhe ligjvënësit amerikanë si demokratë edhe republikanë.

Por pikëpamjet e zotit Trump mbi NATO-n gjatë fushatës së tij të vitit 2016 binin ndesh me këtë konsensus dypartiak.

“Më lejoni t’ju them se NATO-ja është e vjetëruar, është 67 vjeçare, ose mbi 60 vjeçare. Ajo nuk merret me terrorizmin, merrej me Bashkimin Sovjetik, i cili nuk ekziston më”, tha Presidenti Trump në një rast.

Që nga zgjedhja e tij, Presidenti Trump ka thënë se nuk e shikon më NATO-n si të vjetëruar. Por vazhdimisht u bën trysni aleatëve evropianë për të rritur kontributet e tyre, si në takimin e nivelit të lartë korrikun e kaluar:

“Për vite me radhë presidentët kanë ardhur në këto takime dhe kanë folur për shpenzimet, shpenzime të jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara. Është bërë përparim i jashtëzakonshëm, të gjithë kanë rënë dakord që t’i shtojnë ndjeshëm kontributet. Dhe do t’i shtojnë në nivele që nuk ishin menduar ndonjëherë më parë,” tha zoti Trump.

Duke reaguar ndaj njoftimit të gazetës New York Times, analistët thonë se largimi i sekretarit të mbrojtjes James Mattis i ka bërë të shqetësohen për të ardhmen e NATO-s.

“Mendoj se Sekretari i Mbrojtjes Mattis ka qenë frenuesi kryesor në ambiciet dhe interesat e Presidentit Trump për t’u larguar nga aleanca. Heqja e tij krijon një mundësi të madhe për presidentin ose për cilindo tjetër në administratë që nuk e sheh vlerën e NATO-s që të kërkojë tërheqjen nga NATO-ja”, thotë Mark Simakovsky i Këshillit të Atlantikut.

Nëse kjo ndodh, Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë përfituesi kryesor, paralajmëron zoti Simakovsky:

“Do të ishte një dhuratë e rëndësishme për të. Ai do ta shihte këtë si ftesë të hapur për një agresion të ardhshëm në Evropë”.

Disa ekspertë thonë se ndoshta ka ardhur koha që Kongresi i SHBA t’i dërgojë një mesazh presidentit duke zhvilluar një votim simbolik për të treguar se sa jetike është NATO-ja për sigurinë kombëtare të SHBA dhe për qëndrueshmërinë botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË VLORË/ I plagosuri, mik i "Il Padrion". Dyshohet se... (HETIMET)
Previous article SITUATA E FRUTHIT NË SHQIPËRI/ Në spitalin e Fierit përhapet alarmi. Numri i rasteve është...

k.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT