• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRBOHET Ilir Meta: Do ndërmarr një aksion historik, përcakton fatin e vendit në 100 vite…
Home
Zgjedhjet 2021

TËRBOHET Ilir Meta: Do ndërmarr një aksion historik, përcakton fatin e vendit në 100 vite…

19 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Presidenti Ilir Meta foli për keqpërdorimin e të dhënave personale të 910 mijë votuesve të Tiranës.

Meta iu referua sërish letrës së politikanes gjermane, Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schuabach në Gjermani, drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku ngre disa pyetje lidhur me publikimin e të dhënave të votuesve shqiptarë.

Kreu i Shtetit lexoi pyetjet që politikani gjermane i ka drejtuar Ramës, ndërsa ftoi të gjithë shqiptarët që nga dita e sotme deri më 26 prill ta ndjekin në “Facebook”

Pjesë nga deklarata:

Nga ky moment i ftoj qytetarët që dëshirojnë zgjedhje të lira e të ndershme, dhe jam i sigurt që 96% e shqiptarëve e dëshirojnë, përveç një bande, të më ndjekin në FB deri më 26 Prill. Kam një lutje, që të më ndiqni në “facebook” në aksionin më historik, që ka rëndësi në 100 vitet e ardhshme për shtetin tonë dhe të gjithë shqiptarët. Këto janë zgjedhje për 100 vjet, për rivendosjen e rendit kushtetues, të shtetit të së drejtës dhe për përmbysjen e fuks-shtetit. Ju kërkoj edhe komisionerëve, pa dallim, sidomos të opozitës, të më ndjekin në “Facebook”, që t’i tregojmë vendin kësaj bande, që është ajo banda e Shijakut, ajo e Tëremtit të Dibrës dhe që do të bëjë ai tërmet në Vlorë.

U bënë 7 ditë që kam kërkuar nisjen e hetimit mbi keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve nga PS. Pyetjet që ngrinte politikania gjermane dje, lajm që u censurua, drejtuar kryeministrit për keqpërdorimin e të dhënave, kërkojnë përgjigje nga institucionet shtetërore. Këto pyetje kryeministrit në detyrë duhet t’ia bëjë SPAK sot, pas 26 prillit do ja bëjë patjetër, që në këtë rast duhet të kishte vepruar urgjentisht.

Më duhet t’i përsëris pyetjet:

1.Cila është procedura konkrete e plotësimit të listës nga PS. Nga janë marrë të dhënat e çdo personi dhe mbi c’bazë është bërë ruajtja?

2.cila është baza ligjore e ruajtjes së tyre në servera pa dijeninë e personave.

3.Cilët janë personat që kanë përpiluar këtë listë?

4.Nëse të dhënat janë marrë nga të dhënat, ku ekziston materiali shkrimor i qytetarëve, që e lejojnë këtë?

5.Po nëse qytetarët nuk kanë dorëzuar të dhënat personale që gjenden në këto lista, nga janë marrë ato?

6.Që lista ka emra njerëzish që mbajnë detyrën e patronazhit, a janë pyetur personat për këtë?

7.Kush janë personat që kanë pasur dijeni për këto komente e shënime dhe c’ndodh me to?

8.Si përshkruhet që është e shkruara e zeza mbi të bardhë preferenca e qytetarëve?

Presidenti Ilir Meta i ehste referuar nje letre personale letrën e politikanes gjermane Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schuabach në Gjermani, që i ka shkruar Ramës, për përdorimin e të dhënave personale.

Politikania gjermane shprehet se e gjitha sjell një shije shumë të keqe dhe imazh të pariparueshëm për qeverisjen në Shqipëri.

Pra ne nje keshill bashkiak te nje landi ne Gjermani, eshte “peshkuar” per kete deklarate-leter, te ciles i referohet Ilir Meta!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOHA PËR TË TREGUAR GUXIM"/ Ambasadorja Kim takon Gent Ibrahimin: KLP të demonstrojë pavarësi dhe integritet
Previous article "ME NJERËZ QË I KERKON DREJTËSIA"/ Baze IRONI me Metën: Patronazhisti i tij na ka dërguar fotot

s.autor

Postime të ngjashme

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT