Dhuna në familje tashmë sa vjen e bëhet e zakonshme në Shkodër duke patur edhe më shumë se një rast brenda dite. Në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste kur bashkëshortët kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gratë e tyre. Rasti i parë ka të bëjë me shtetasen E.B 30 vjeçe e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje pasi është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj shtetasi A.B, vjeç 43.
Çifti në fjalë prej kohësh kishin debate duke arritur tashmë edhe në ushtrimin e dhunës fizike bën të ditur policia e Shkodrës. Rasti i dytë ka të bëjë me shtetasen Gj.L vjeç 53 e cila ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike të bashkëshortit të saj, shtetasit A.L vjeç 53. Edhe kjo shtetase ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje ndërsa është vetë ajo që ka njoftuar policinë për dhunën e ushtruar ndaj saj. Tashmë nuk janë vetëm të rinjtë që ushtrojnë dhunë por kjo po përhapet edhe tek mosha më të mëdha mes çifteve që kanë shumë vite martese e madje edhe fëmijët e rritur.
Ja njoftimet e policisë për këto dy raste:
Më datë 07.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.B vjeç 30, pasi bashkëshorti, shtetasi A.B, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 07.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen GJ.L vjeç 53 pasi bashkëshorti, shtetasi A.L vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


