• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TENTUAN TË NA HEQIN…”/ PD akuzon qeverinë se e ka “ngrënë” në llogari me të vdekurit
Home
Politikë

“TENTUAN TË NA HEQIN…”/ PD akuzon qeverinë se e ka “ngrënë” në llogari me të vdekurit

18 April, 2020 F.autor Politikë

Vdekja në Spitalin Infektiv të 69-vjeçarit rikthen përplasjet politike mes opozitës dhe qeverisë. Ish-deputeti i PD-së për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahi me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se qeveria po manipulon faktet sa i përket të prekurve nga koronavirusi.

“Sot përsëri u kapën në flagrancë, duke manipuluar faktet. Pacientin e vdekur nga Covid-19, e deklarojnë të vdekur nga hemorragjia cerebrale, tamam siç bënë disa ditë më parë, e si me raste të tjera prej fillimit. Pacienti kishte ndërruar jetë që në mëngjes dhe e fshehën si fakt.

U detyruan ta pranojnë vetëm në mbrëmje pas denoncimit në media. Por zbatimi verbërisht i urdhrave politikë vazhdon. Edhe pse e pranojnë se pacienti kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, e mohojnë si shkak të vdekjes. Dhe jo rastësisht, ky stil makabër ndodh përsëri me Shkodrën”, deklaroi Spahia.

Më tej ai thekson se nuk ishte rastësi tentativa për fshehjen e rezultateve të 54 tamponëve tre ditë më parë.

“Pjesë e të njëjtës skemë duket edhe manipulimi i shifrave të viktimave. Njerëz që shtrohen me Covid, kur humbin jetën, u regjistrohen shkaqe të tjera, edhe pse të shkaktuara nga Covid.

Luajnë teatër sikur zbatojnë rekomandimet e OBSH, por e vërteta është krejt ndryshe dhe shifrat e Edi Ramës janë po aq të besueshme në sytë e vetë OBSH, sa ato të Kinës. Manipulimi që mbulohet me manipulime të tjera është krejt i dukshëm.

E përsëris për të disatën herë e do vazhdoj ta bëj, si mjek së pari, se është koha për një hetim të thelluar epidemiologjik, për më shumë testime në personelin e Spitalit të Shkodrës, ku mungesa e masave mbrojtëse për ekipet atje, ka prodhuar këto rezultate alarmante për shëndetin dhe jetën e tyre e të pacientëve që ata kurojnë e u shërbejnë me vetëmohim”, theksoi Spahia.

Sipas tij, ky lloj falsifikimi që ka nisur prej datës 28 shkurt dhe më herët, duhet të jetë objekt hetimi nga prokuroria, pasi edhe vetëm për efekt statistikash, është cenim i drejtpërdrejtë i shëndetit të qytetarëve në një kohë pandemie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Artikulli në Washington Post: Bëni sa të doni teori, por vaksina është shpëtimi i vetëm nga izolimi
Previous article KORONAVIRUSI/ Ekonomia e Kinës e goditur nga virusi, tkurret për herë të parë në disa dekada

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT