• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTUAN TË KALONIN KANABIS ME VARKË/ Arrestohet 35-vjeçari në Pogradec shpallet në kërkim vëllai i tij (DETAJE)
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTUAN TË KALONIN KANABIS ME VARKË/ Arrestohet 35-vjeçari në Pogradec shpallet në kërkim vëllai i tij (DETAJE)

20 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër rast i tentativë së kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Pogradec. Policia njofton se në pranga ka rënë një person, ndërsa është shpallur në kërkim edhe vëllai i tij, pasi akuzohen se tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit liqenor.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis, mjete dhe pajisje të tjera të cilat shërbenin për këtë aktivitet kriminal.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 35 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllain e tij F. P., 29 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit. Falë veprimeve të mirëorganizuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis”, njofton policia.

Po ashtu bëhet e ditur se është sekuestruar 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një varkë, dy motorë uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Le Monde Diplomatique: Reagimi i Ismail Kadaresë ndaj shkrimtarit dhe politikanit serb Vuk Drashkoviç...
Previous article "TËRBOHET" 51-VJEÇARI NGA TIRANA/ Dhunon bashkëshorten dhe shkatërron shtëpinë. Policia...

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT