• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 May, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

29 May, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTUAN TË GRABISNIN ME ARMË BIZNESMENIN NË LUSHNJË/ Policia arreston një prej autorëve, në kërkim ende të dy të tjerëve
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTUAN TË GRABISNIN ME ARMË BIZNESMENIN NË LUSHNJË/ Policia arreston një prej autorëve, në kërkim ende të dy të tjerëve

26 March, 2023 shqipe.autor Aktualitet, Kronikë

Arrestohet në Elbasan një prej autorëve që tentuan të grabisnin me armë një biznesmen në Lushnjë

Vihet në pranga 66-vjeçari Bukurosh Mukja (drejtuesi i automjetit), i cili u largua bashkë me 2 autorët e tjerë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen e autorëve dhe krehjen e zonës, me qëllim kapjen e tyre. Si rezultat i koordinimit mes Policisë së Lushnjës dhe asaj të Elbasanit, u bë i mundur lokalizimi i njërit prej autorëve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me ato të Lushnjës, kapën në lagjen “Kala” të qytetit Elbasan, njërin prej autorëve, konkretisht shtetasin Bukurosh Mukja, 66 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

 

 

Shtetasi Bukurosh Mukja dhe 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, Renato Çala dhe Florenc Tatoshi, kishin planifikuar vjedhje me armë në Lushnjë, por falë inteligjencës informative, Policia e Lushnjës ka mundur të parandalojë vjedhjen me armë.

Të tre këta shtetas, kur janë lokalizuar nga punonjësit e Policisë, nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz” me targa të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion.

Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILANI NË KAOS PAS DËMTIMIT TË MENJAS/ Kuqezinjtë arrijnë akordin për transferimin e gardianit italian
Previous article "UNË JAM MEGAIDIOT"/ Pyetja e Oltës bën Kristin të 'reflektojë'

shqipe.autor

Postime të ngjashme

FAMILJA E DENONCOI TË ZHDUKUR/ 29-vjeçari gjendet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende nuk e besoj... Aktualitet

FAMILJA E DENONCOI TË ZHDUKUR/ 29-vjeçari gjendet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende nuk e besoj...

E PËSON I RIU/ Tentoi të udhëtonte drejt Francës me pasaportë dhe kartë identiteti false, pranga shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON I RIU/ Tentoi të udhëtonte drejt Francës me pasaportë dhe kartë identiteti false, pranga shqiptar në Itali

DETAJET/ Bllokohen 8 mjete lundruese nga Ksamili në Shëngjin, gjobiten pronarët e tyre Aktualitet

DETAJET/ Bllokohen 8 mjete lundruese nga Ksamili në Shëngjin, gjobiten pronarët e tyre

Facebook Comments

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë Blog

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington? Blog

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington?

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit Blog

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion Blog

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT