• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTUAN TË GRABISNIN DYQANIN E CELULARËVE NË FIER/ Dy shokët bien në prangat e policisë, u pikasën nga… (EMRAT)
Home
Breaking News

TENTUAN TË GRABISNIN DYQANIN E CELULARËVE NË FIER/ Dy shokët bien në prangat e policisë, u pikasën nga… (EMRAT)

24 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Fierit zbardh tentativën për grabitje të një dyqani celularësh ndodhur 1 javë më parë në Fier.

Policia thotë se ka arrestuar dy prej autorëve, Gezim Fejzulla dhe Ermal Gremi, shokë me njëri-tjetrin, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Kujtojmë se gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agimi”.

Bien në prangat e policisë dy prej autorëve, shpallen në kërkim dy autorë të tjerë.

Në vijim të punës intensive dhe veprimeve operative hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur orët e para të mëngjesit të datës 17.01.2021, ku u tentua të vidhet me thyerje dyqani i celularëve në pronësi të shtetasit R. C., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u realizua me sukses operacioni policor i koduar “Agimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe ndalimi i dy prej tyre, shtetasve G. F., 32 vjeç, banues në Peshtan, Fier, (i dënuar më parë për vjedhje) dhe E. G., 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy autorëve të tjerë, shtetasve A. F., 32 vjeç, banues në Peshtan i Vogël dhe G. B., 33 vjeç, banues në Fier.

Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Ford” i cili nga hetimet e kryera rezulton se është vjedhur në Tiranë në datë 13.12.2020 nga këta shtetas.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 6 aparate celularë.

Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga ky grup kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIRË ËSHTË MOS ME..."/ Fifi flet për ndarjen nga partneri dhe lidhjen me Fationin e "Për'puthen" (FOTO)
Previous article ARRESTOHEN 4 PERSONA NË TIRANË/ Mes tyre një i mitur, ja për çfarë akuzohen

Delo.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT