Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi tentuan të grabisnin me armë të ftohtë një grua.
Elbasan-Një person është arrestuar këtë të enjte, pasi së bashku me një person tjetër ka tentuar të grabisë një grua nën rrugë. Dy personat në fjalë mësohet se e kanë kërcënuar gruan e cila po ecte në rrugë, nën kërcënimin e thikave.
Report Tv raporton se personi i vendosur në pranga është G.N, 24-vjeç. Sa i takon personit tjetër të përfshirë në këtë vepër penale, bëhet me dije se ai është shpallur në kërkim


