• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENTUAN TË ARRATISESHIN/ Masakër në burgun e Venezuelës, 47 të vrarë dhe 75 të plagosur
Home
Nderkombetare

TENTUAN TË ARRATISESHIN/ Masakër në burgun e Venezuelës, 47 të vrarë dhe 75 të plagosur

3 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 47 të burgosur kanë mbetur të vrarë në Venezuelë pas asaj që zyrtarisht konsiderohet tentativë për arratisje. Familjarët dhe grupet për të drejtat e të dënuarve kërkojnë shpjegime.

Përpjekja për arratisje në masë u mori jetën këtë fundjavë të paktën 47 të burgosurve në Venezuelë, ndërsa mbi 75 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Masakra u regjistrua në burgun e Los Lanosit në perëndim të vendit.

Sipas versionit të autoriteteve, incidenti ndodhi kur rojat pikasën dhe qëlluan drejt një grupi të armatosur të të dënuarve që po tentonin arratisjen duke shkatërruar perimetrin e sigurisë drejt portës kryesore të institucionit të dënimit.

Shkëmbimet e zjarrit u raportuan mesditën e së premtes dhe reshtën vetëm pas negociatave mes palëve.

Por ky variant zyrtar u vu në dyshim nga organizata për mbrojtjeve e të drejtave të të burgosurve, ndërkohë që një nga deputetet opozitare të zonës raportoi nga terreni se trazira nisi për shkak se grupit që ra viktimë i ishin mohuar vizitat nga të afërmit që u sigurojnë atyre ushqime dhe ilaçe gjatë kësaj periudhe pandemie të koronavirusit.

Në burgun në fjalë, strehohen rreth 2,500 të dënuar kur kapaciteti është për 750, ndërsa të afërmit kërkojnë shpjegime.

“Këtu u mohua e drejta e jetës, e tyrja dhe e jona. U është kufizuar liria por meritojnë respekt. Ne apelojmë organizatat për të drejtat e njeriut të na japin informacion për atë që ndodhi.”

Në Amerikën Latine po raportohen më shpesh trazira të përgjakshme në burgje teksa qeveritë marrin masa kufizuese për mospërhapjen e Covid-19.

Observatori për të Drejtat e Njeriut njoftoi këtë vit se situata në Venezuelë është më e veçantë për shkak të korrupsioni, pasigurisë dhe mbipopullimit të burgjeve, por edhe prej krizës politike e ekonomike që trashëgon presidenti Nikola Maduro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PRESIN NË TORINO/ Ronaldo i bën një super dhuratë mamasë së tij! (FOTO)
Previous article BËN BILANCIN/ Petrit Vasili del në përfundime: Masat duhet të hiqen ose të bëhen publike të vërtetat!

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit Botë

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit Botë

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur Botë

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT