• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENTUAN TA DËBONIN NGA BJELLORUSIA/ Opozitarja tregon rrëmbimin: Më vendosën qesen në kokë dhe…
Home
Nderkombetare

TENTUAN TA DËBONIN NGA BJELLORUSIA/ Opozitarja tregon rrëmbimin: Më vendosën qesen në kokë dhe…

10 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një nga lideret e opozitës bjelloruse, Maryya Kalesnikava tha se autoritetet i vunë një qese në kokë dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, kur u përpoqën ta deportonin me forcë jashtë vendit, në fillim të kësaj jave.

Kështu njoftoi faqja e internetit e pavarur e lajmeve Tut.by, më 10 shtator, duke cituar avokaten e saj.

Avokatja, Lyudmila Kazak, tha se Kalesnikava kishte paraqitur një deklaratë mbi incidentin dhe po kërkonte veprime ligjore kundër autoriteteve për trajtimin e saj, duke përfshirë Shërbimin e Inteligjencës (KGB) së Bjellorusisë.

Kalesnikava u rrëmbye në rrugët e Minskut më 7 shtator nga njerëz të maskuar së bashku me dy bashkëpunëtorë të saj.

Të tre, u dërguan më 8 shtator për në kufi, ku autoritetet u thanë atyre të kalonin në Ukrainë.

Kur ata arritën në zonën neutrale midis dy vendeve, Kalesnikava grisi pasaportën e saj në copa të vogla për ta bërë të pamundur që autoritetet ta dëbojnë. Ajo u dërgua në paraburgim në anën bjelloruse të kufirit. Dy bashkëpunëtorët e saj shkuan në Ukrainë.

Kalesnikava është një udhëheqëse e shquar e protestave që kërkojnë dorëheqjen e Alyaksandr Lukashenka, pas zgjedhjeve presidenciale të vendit më 9 gusht, për të cilat thonë se ishin të manipuluara.

Lukashenka mohon manipulimin e votave.

Kazak u takua me Kalesnikava më 9 shtator, për herë të parë që nga zhdukja e saj, duke thënë se ajo u fut në një qeli me gjashtë persona të tjerë në një qendër paraburgimi.

Kazak do të kërkojë një ekzaminim mjeko-ligjor pasi Kalesnikava kishte të nxira në trupin e saj, tha ajo.

Bjellorusia është duke u përballur me demonstrata masive nga qytetarët qëkur presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, shpalli fitoren në zgjedhjet e gushtit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUTHJE DHE PËRQAFIME NË KLIPIN E TIJ TË FUNDIT/ Nuk e kemi kuptuar, por Seldi e ka prezantuar të dashurën që në korrik (VIDEO)
Previous article ALIBIA E HUMBJES? Agron Duka: Rama do na vjedhi VOTAT në 2021

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT