• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTUAN DHE VRANË VAJZAT E TYRE/ Kush janë nënat “MONSTRA” dhe krimet. Nga mbytja në lumë tek… (FOTO+EMRAT)
Home
Ekskluzive

TENTUAN DHE VRANË VAJZAT E TYRE/ Kush janë nënat “MONSTRA” dhe krimet. Nga mbytja në lumë tek… (FOTO+EMRAT)

14 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrembjen e djeshme në Fier ku një 42 vjeçare veçse ka djegur shtëpinë e bashkëshoritit, ka tentuar edhe të mbysë në lumë dy vajzat e mitura.
Fatmirësisht, tragjedia është shmangur në kohë. E megjithatë, jo në të gjitha rastet ka ndodhur kështu.
Pak kohë më parë, në Kurbin nëna vrau me armë vajzën e saj 15 vjeçe pasi nuk e lejoi t ikte në eskursion. Kujtojmë këtu edhe tragjedinë në Itali, ku nëna e cila ishte në depresion, vrau tre vajzat e saj.

Fier, djeg shtëpinë e burrit dhe tenton të mbysë vajzat

Një 42-vjeçare në Fier për pak sa nuk ka ka shkaktuar një tjetër tragjedi familjare, duke tentuar të mbysë 2 vajzat e saj të mitura pasi ka djegur banesën e bashkëjetuesit të saj.

Ajo ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit Ardian Gjika, 47 vjeç.

Kurbin, zënka për eskursionin çon në tragjedi

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë e Kuqe në Kurbin. Një grua ka vrarë vajzën e vet 15-vjeçare dhe më pas është vetëvrarë.

Sipas policisë, viktimat janë Mimoza dhe vajza e saj Sara Keçi.

Nënë e bijë janë grindur ashpër për një ekskursion që organizonte shkolla e 15-vjeçares. Vajza ka kërkuar të shkonte në këtë ekskursion, por nëna nuk e ka lënë.

Për këtë arsye, vajza dyshohet se ka tentuar të largohet pa lejen e nënës.

Kjo e fundit ka reaguar ashpër, duke marrë një armë që ndodhej në shtëpi dhe duke qëlluar mbi vajzën. Në momentin e krimit të rëndë, nënë e bijë kanë qenë vetëm.

E rëndë, shqiptarja vret tre vajzat në Itali

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Edlira Dobrushit, në periferi të Leço-s në Itali. Krimi ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit, ndërsa mësohet se autoritetet italiane u njoftuan për krimin nga fqinjët e familjes shqiptare, të cilët kishin dëgjuar thirrjet e njërës prej vajzave për ndihmë, teksa përpiqej t’i shmangej përpjekjeve të nënës së saj për ta qëlluar me thikë.

Edlira Dobrushi
Kur mbërritën në apartamentin e vogël ku jetonte gruaja e divorcuar, karabinierët u përballën me një skenë horror, pasi gjithçka ishte mbuluar në gjak, ndërsa 38-vjeçarja, me plagë në duar e qafë, në gjendje shoku, ishte shtrirë përpara portës së banesës. Ndërkohë vajzat e mitura u gjetën pajeta në një krevat, ku i kishte vendosur gruaja, pasi kishte kryer krimin.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËKUNDJET E TËRMETIT/ Banorët apelojnë për ndihmë: Janë dëmtuar 37 shtëpi
Previous article E THJESHTË FARE/ Si të bëni seks në shtëpi me fëmijët nëpër këmbë

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT