• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTOI VETËVRASJEN/ Policia ndalon 49-vjeçarin mbi urën e Bunës, në Shkodër
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTOI VETËVRASJEN/ Policia ndalon 49-vjeçarin mbi urën e Bunës, në Shkodër

23 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tentativë për vetëvrasje është parandaluar sot në Shkodër falë ndërhyrjes së Patrullës së Qarkullimit Rrugor.

Raportohet se gjatë patrullimit në territor, forcat e policisë kanë vënë re një individ që po kryente lëvizje të dyshimta në Ura e Bunës dhe duke tentuar të hidhej në lumë.Patrulla e Qarkullimit Rrugor ka njoftuar menjëherë forcat “Shqiponja”, të cilat janë mobilizuar dhe kanë shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë dhe kanë ndaluar 49-vjeçarin V. N..

Nga verifikimet e bëra, rezultoi se individi kishte probleme me shëndetin mendor. Ai është shoqëruar në spitalin psikiatrik për të marrë ndihmën dhe asistencën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Tentoi të hidhej nga Ura në lumin Buna, për tu vetëmytur ndërhyrja e menjëhershme e Patrullës së Qarkullimit Rrugor që ishte me shërbim në territor, parandalon ngjarjen e rëndë.

Sot më datës 23.08.2024, Patrulla e Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te Ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna.

Patrulla e Qarkullimit Rrugorë e DVP Shkodër ka njoftuar forcat ”Shqiponja” dhe shkuan menjëherë te qytetari që tentonte të hidhej në lumë.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua ngjarja dhe 49 vjeçari V. N, u shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUNDI I MERCENARËVE NË KREMLIN/ Si u shpërbë ushtria private Wagner pas vdekjes së liderëve të saj
Previous article FLORI MUMAJESI FESTON DITËLINDJEN/ Arbana Osmani i bën dedikimin e veçantë: Na mungon…

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT