• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTOI TË VRISTE NJË PERSON NË BASHKËPUNIM ME…/ Arrestohet 27-vjeçari në Korçë
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTOI TË VRISTE NJË PERSON NË BASHKËPUNIM ME…/ Arrestohet 27-vjeçari në Korçë

7 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

27-vjeçari Andrea.D është arrestuar nga policia pasi bashkë me 4 të tjerë ka tentuar të vrasë një të ri në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në 19 Qershor. Ndërkohë bëhet e ditur se në pranga ka rënë edhe një 51-vjeçar që i ndihmoi.

Uniformat blu bëjnë me dije se procedohen penalisht edhe 2 të tjerë, të cilët fshehën provat materiale të kryerjes së krimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari i shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.06.2024, ku në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë tentuan të vrisnin shtetasin M. J.

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër, i cili përkrahu 27-vjeçarin  dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion.

Procedohen penalisht edhe 2 të tjerë, të cilët fshehën provat materiale të kryerjes së krimit.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike dhe municione luftarake.

Komisariati i Policisë Korçë, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e personave në kërkim dhe në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 19.06.2024, në lagjen nr. 17, Korçë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e njërit prej shtetasve të shpallur lidhur me këtë ngjarje, kanë intesifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat nga këto struktura në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

-A. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 19.06.2024, në aksin rrugor “Korçë-Voskop”, në bashkëpunim me shtetasit S. S., 25 vjeç, S. S., 33 vjeç, Dh. D., 33 vjeç, dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me automjetin “Rang Rover” kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç, të cilin dyshohet se kanë tentuar t’a vrasin duke e goditur me mjete të forta në dukje armë zjarri, e cila nuk ka realizuar qitje.

Në vijim të veprimeve të kryera po në lidhje me këtë ngjarje, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-I. S., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se ka përkrahur 27-vjeçarin A. D., me të cilin ka lidhje shoqërore. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit I. D., në lagjen nr. 4, Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe 1 krëhër me 30 fishekë.

Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal për shtetasit V. D., 62 vjeç dhe R. S., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se këta shtetas kanë ndihmuar autorët e ngjarjes, të fshehin provat materiale, që kanë shërbyer për kryerjen e krimit.

Po punohet për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA VELIPOJA NË KSAMIL/ Policia bllokon 24 mjete lundruese dhe vendos gjoba ‘të kripura’: Rrezikonin pushuesit në plazhe
Previous article ORËT VENDIMTARE PËR FRANCËN/ Sondazhet i japin dyfishim të mandateve Le Penit, kryeministri Attal: Kjo do të ishte katastrofike

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT