Policia e Kukësit ka arrestuar një 34-vjeçar, që dyshohet se ka dashur të vrasë një shtetas në këtë qytet. 34-vjeçari E.K ka dashur të vrasë me thikë shtetasin me inicialet A.C 34 vjeç.
E.K akuzohet për “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë. Policia ka proceduar penalisht edhe “shënjestrën” e këtij sulmi, shtetasin A.C, pasi është kundërpërgjigjur me sende të forta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Si pasojë, shtetasi A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi i arrestuar E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.