Një shtetas italian është ndaluar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit. Italiani Stefano Carli ka tentuar të transportonte municione nga shqipëria në itali.
Ai akuzohet për “Mbajtje municionesh luftarake”. Pjesët e kallashnikovit AK- 56 u gjetën pas skanerit, i cili zbuloi brenda valixhes karikatorin e kallashnikovit.
Carlo ka deklaruar në polici që municionet nuk i ka bler ose ia ka dhënë dikush por i ka gjetur.
Deklaron se i ka gjetur në metalurgjikun e Elbasanit
Pas verifikimeve shtetasi italian është liruar dhe do të hetohet në gjendje të lirë.


