• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENTOI TË SHPALLTE GJENDJE LUFTE/ Presidenti i Koresë së Jugut rrezikon dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm
Home
Nderkombetare

TENTOI TË SHPALLTE GJENDJE LUFTE/ Presidenti i Koresë së Jugut rrezikon dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm

15 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Si një ish-prokuror që udhëhoqi Partinë Konservatore të Fuqisë Popullore (PPP) drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2022, Yoon Suk Yeol mund të përballet me dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për kryengritje.

Ai kishte tentuar ta shmangte arrestimin për javë të tëra duke qëndruar në rezidencën e tij, i mbrojtur nga anëtarët e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale (PSS) që i kishin qëndruar besnikë.

Rojet e tij kishin vendosur tela me gjemba dhe barrikada në rezidencë, duke e kthyer objektin në atë që opozita e quajti “kështjellë”.

Yoon, i cili kishte premtuar të “luftonte deri në fund”, arriti të shmangte përpjekjen e parë për arrestimin e tij më 3 janar, pas një përballjeje të tensionuar disa orëshe midis rojeve dhe hetuesve anti-korrupsion që punonin me policinë.

Në një postim të mëvonshëm në Facebook, që Yoon tha se e kishte shkruar ndërsa ishte i ngujuar në rezidencën e tij, ai përsëriti pretendimet për mashtrim zgjedhor dhe foli për kombe “armiqësore” që po sulmonin vendin, duke iu referuar Koresë së Veriut.

Gazetarët e agjencisë së lajmeve AFP kanë raportuar për përleshje të vogla te porta e rezidencës, ku mbështetësit më të flaktë të Yoon ishin vendosur për ta mbrojtur atë, ndërsa autoritetet nisën operacionin për arrestim.

Mbështetësit e tij dëgjoheshin duke brohoritur “urdhër arresti i paligjshëm!” ndërsa në duar mbanin flamuj të Koresë së Jugut dhe SHBA-së. Disa prej tyre qëndronin të shtrirë në tokë para portës kryesore të kompleksit rezidencial,shkruan REL.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ NË DIBËR/ Si paraqitet sot situata në këtë qark dhe akset më problematike
Previous article "KRIM KUNDËR NJERZIMIT"/ William Walker kthehet për homazhe në Reçak, 26 vite pas masakrës

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT