Detaje të reja kanë dalë në dritë për 50 vjeçarin nga Kanadaja, i cili tentoi ditën e djeshme që të përdhunonte një 13-vjeçare nga Hungaria.
50-vjeçari, i identifikuar si Robert Hederson, ndodhej në Shqipëri për turizëm dhe ka qenë i dënuar tre herë për vjedhje në Kanada. Pas thirrjes për ndihmë të 13-vjeçares, banorët kanë parandaluar ngjarjen dhe kanë rrahur 50-vjeçarin. Aktualisht Hederson ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Ndaj tij është fleta e arrestit.
Nga ana tjetër, 13-vjeçarja hungareze, kishte ardhur disa ditë më parë me familjen e saj, pasi janë pronarë të një agjencie turistike.
AlpeNews.al ka siguruar FOTON e 50 vjeçarit Kanadez i cili tentoi të përdhunonte 13 vjeçaren:
Përgatiti: AlpeNews.al



