• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTOI TË HIDHEJ NË SHINAT E TRENIT/ Si e shpëtoi shitësi SHQIPTAR “pesimistin”
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTOI TË HIDHEJ NË SHINAT E TRENIT/ Si e shpëtoi shitësi SHQIPTAR “pesimistin”

28 June, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

I riu guximtar tregon se ishte duke i shërbyer një blerësi kur e kishte parë një burrë duke u lëshuar poshtë, te binarët. Ai kishte vrapuar menjëherë dhe e kishte kapur personin në fjalë.

Sërish një shqiptar dhe sërish punonjës i kioskes së njëjtë të pjekurinave (xhevrekëve) “Bretzel König” në stacionin hekurudhor Stadelhofen të Cyrihut, shpëton një njeri nga treni, duke e nxjerrë nga binarët. Fjala është kësaj here për Valon Rufatin, shef i këtij dyqani, shkruan albinfo.ch. Më parë, së paku dy herë, Senat Iseni qe punon po ketu, ka shpëtuar jete njerezish. Ai ka qenë pastaj në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin prestixhoz për guximin qytetar, në nivel të Zvicrës.

Kioska tashmë e njohur është e vendosur fare pak metra nga binarët e trenit të stacionit hekurudhor Stadelhofen, ndër më të frekuentuarit jo vetëm në Cyrih.

Heroi i ditës në Cyrih, Valon Rufati, ka shpëtuar të martën që shkoi një person të dehur që kishte dashur të zbriste në binarë për të marrë nga aty një xhaketë, shkruan 20minuten.ch. Sipas Rufatit, në këtë pikë ndodhin eksese të ngjashme në vazhdimësi.

“Unë gjithmonë e mbaj një sy në drejtim të binarëve, kur jam duke punuar. Ai thotë se pak kohë më parë një i ri kishte dashur madje të flinte mbi shina.

Ja si ka ndodhur rasti më i ri. “Unë po prisja rreth orës 7 te peroni nga po vinte treni S6 në drejtim të Badenit, kur papritur një person që shihej qartë se ishte i dehur, provoi të zbriste te binarët”, tregon një lexuese për 20minuten. Ajo kishte dëgjuar një klithmë dhe ndërkohë kishte parë një punëtor të Bretzel König të vraponte dhe ta tërhiqte personin e dehur nga binarët. Pak sekonda më vonë ia behu treni. “Jam e sigurt se personi në fjalë do të ishte i vdekur nëse punëtori i përmendur nuk do të ndërhynte. Është një rast shembullor i guximit qytetar”.

Ndërsa heroi i këtij rasti, Valon Rufati, tregon se ishte duke shërbyer një blerës kur e kishte parë një burrë duke u lëshuar poshtë, te binarët, transmeton albinfo.ch. Ai kishte vrapuar menjëherë dhe e kishte kapur personin në fjalë. ”Ai donte ta merrte nga binarët një xhaketë vezulluese, e cila i kishte pëlqyer shumë”, thotë Rufati, i cili pastaj e kishte joshur të dehurin me një cigare.

Ai shton se po ky person ishte shpëtuar në dhjetorin e kaluar nga një koleg i tij, përcjell albinfo.ch. “Është një person që qëndron shpesh këtu, në Stadelhofen dhe të shumtën e herave i dehur rëndë.

Zëdhënësi i Policisë së Qytetit të Cyrihut e ka cilësuar si të guximshëm veprimin e Rufatit. Por, ai ka tërhequr vërejtjen per veprimet e pakujdesshme drejt binarëve. “Veçanërisht në një stacion me frekuentim të madh si ai në Stadelhofen, në këtë mënyrë i nënshtrohesh një rreziku të madh”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ PSG arrin një marrveshje multi-milardash
Previous article HAPET QARKULLIMI NË BYPASS-IN E FIERIT/ Balluku: 35 minuta më pak për të shkuar në Vlorë

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT