• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENTOI TË FUTEJ HNË METRO/ U dhunua nga policia për shkeljen e ligjit të hixhabit, adoleshentja iraniane pëson vdekje klinike
Home
Jetë

TENTOI TË FUTEJ HNË METRO/ U dhunua nga policia për shkeljen e ligjit të hixhabit, adoleshentja iraniane pëson vdekje klinike

22 October, 2023 s.autor Jetë

Një vajzë adoleshente iraniane, e cila ra në koma në fillim të këtij muaji pas një konfrontimi të dyshuar me zyrtarët policorë për gjoja shkeljen e ligjit të hixhabit, ka pësuar vdekje në tru, raportuan të dielën shtetërore iraniane. “Hollësitë e fundit rreth gjendjes shëndetësore të Armita Gervanadit tregojnë se vdekja në tru është e sigurt për të, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, tha rrjeti i lajmeve i Republikës Islamike të Iranit. Armita dhe dy shoqet e saj tentuan të futeshin në një stacion metroje në Teheran nw fund tw shtatorit, ku u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk e kishin veshur hixhabin, bartja e të cilit është detyrim në Iran. Oficerët e rrahën Armitën, 16-vjeçe, së cilës i ra të fikët më vonë pasi kishte hyrë në një tren.

Ajo u dërgua në spitalin e Forcave Ajrore, Fajr, në periferi të Teheranit, ku ka rënë në koma që nga 1 tetori, sipas grupeve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve të cilët pretendojnë se Armita është viktima më e fundit e ligjit brutal detyrues të Iranit për bartjen e shamisë së kokës. Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, pretendon se Armita e kishte humbur vetëdijen pasi i kishte rënë shtypja e gjakut dhe si pasojë e kishte përplasur kokën në skajin e vagonit të metrosë. Pamjet e publikuara nga IRNA prej kamerave të sigurisë, të cilat duket se janë ndrequr, e shfaqin një grup vajzash pa hixhab, apo shaminë e kokës, duke u futur në vagon. Pothuajse menjëherë, njëra nga vajzat zmbrapset dhe del jashtë vagonit. Ajo e tërheq jashtë vagonit një vajzë tjetër, e cila duket të jetë pandjenja.

Hyrja e stacioneve të metrosë në Teheran shpesh ruhet nga zyrtarë policorë, apo punonjës të kompanisë, të cilët ua ndalojnë hyrjen grave që nuk i përmbahen kodit të veshjes islamike. Hengaw, një grup me bazë në Norvegji, i cili i vëzhgon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, e ka hedhur poshtë versionin zyrtar të ngjarjeve. Ky grup tha më 3 tetor se Garavandi ishte viktimë e “një sulmi të rëndë fizik” nga anëtarët e policisë famëkeqe të moralit dhe se ajo u sulmua për shkak se “nuk iu përmbajt ligjit për hixhabin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIZET DEBATI/ E krahasoi me dhelprën, Ilir Shaqiri i përgjigjet Albi Nakos
Previous article PRIVATIZIMI I PARTIZANIT/ Nesër seanca për verifikimin e masës për Malltezin dhe ortakun Bektashi! Berisha refuzoi...

s.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT