• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTATIVA E RRËMBIMIT NË ELBASAN/ Zbardhen detaje të reja për biznesmenin Aurel Guni
Home
Breaking News

TENTATIVA E RRËMBIMIT NË ELBASAN/ Zbardhen detaje të reja për biznesmenin Aurel Guni

30 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja nga ngjarja e së premtes ku u tentua që të rrëmbehej Aurel Guni. Ngjarja e rëndë mund të ishte identike me rrëmbimet misterioze të ndodhura gjatë muajve qershor dhe korrik 2018 në Vlorë, por fatmirësisht është shmangur.  Aurel Guni është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, Artur Guni. Përpos hotelit në zonën e Spillesë në Kavajë, Guni rezulton se ka edhe një kafe dhe bilardo në Elbasan. Aurel Guni u rrëmbye dhe u kanos me jetë nëse nuk do shkonte në zonën ku qëndrojnë anëtarët e një grupi kriminal në Elbasan, por arriti që të shpëtonte. Rrëmbyesi Bexhet Mosmuça njihet në Elbasan si alpinist. Aurel Guni nuk i është bindur dhe për pasojë Bexhet Mosmuça, i njohur edhe si ‘Xheti’ e ka qëlluar me qytën e pistoletës duke i shkaktuar një të çarë në kokë.

Guni ka mundur të largohet nga automjeti i tij dhe të kërkojë ndihmën e një patrulle policie, e cila e ka shoqëruar në urgjencën e spitalit të Elbasanit dhe më pas ka njoftuar dhe sallën operative. Ndërkohë nga ana tjetër Musmuça është larguar me makinën e të dëmtuarit duke e braktisur atë në dalje të qytetit. E gjithë dëshmia e tij e dhënë me proces-verbal dhe jashtë tij është përgjuar me qëllim marrjen e të dhënave të tjera shtesë. Guni ka treguar me detaje të gjithë skemën e krimit të ndodhur në zonën e universitetit të Elbasanit, duke treguar dhe emrin e agresorit. Po pas shoqërimit, i akuzuari Bexhet Mosmuça është lënë i lirë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOTA E ARTIT NË ZI/ Humb jetën aktorja e njohur, ikona e kinemasë (FOTO)
Previous article KANGURI SULMON QENTË E TIJ/ Burri përballet me kafshën pa lëshuar birrën nga dora (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT