Deputetët e Vetëvendosjes sërish kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, sapo është hedhur në votim amandamenti i projektligjit. Deputetja Fitore Pacolli po kontrollohet nga sigurimi i Kuvendit, ndersa është liruar edhe një herë salla.
Kujtojme se me heret u hodh serish gaz lotsjelles dhe u dyshua se gazi u hodh nga Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli, të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputetët kanë dalë nga seanca e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli propozoi një pauzë prej 5 minutave. Kjo praktikë e Vetëvendosjes është bërë edhe në të kaluarën gjatë qeverisjes Mustafa.


