Protesta e opozitës para Kuvendit po vijon ndërkohë që ka pasur përplasje të shumta midis protestuesëve dhe policisë.
Kanë qënë protestuesit e opozitës ata që të parët kanë tentuar të çajnë kordonin policor duke hedhur shpessherë ndaj tyre shkopinj dhe sende të forta.
Pas më shumë se një ore qendresë, policia e shtetit është detyruar të hedhë gazin lotë sjellës. Kjo ka bërë që disa prej protestuesëve të shperndahen.
Pasi mori fjalën dhe ju drejtua deputetëve që ndodheshin në seancën plenare, edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi “ra pre”.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, Kryemadhi vrapoi duke marr menjëherë mbrojtjen nga “bodyguardi”.
/AlpeNews.al



