• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tensioni i energjisë elektrike/ Digjen qindra pajisje elektroshtëpiake në Cërrik, familjarët kërkojnë dëmshpërblim
Home
Aktualitet
Kronikë

Tensioni i energjisë elektrike/ Digjen qindra pajisje elektroshtëpiake në Cërrik, familjarët kërkojnë dëmshpërblim

22 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Luhatjet e tensionit të energjisë elektrike janë kthyer në makth për qindra familje në një lagje te qytetit te Cerrikut. Gjatë pasdites së enjte shkëputja e papritur e energjisë elektrike ka bërë që në një pjesë të konsiderueshme të familjeve të lagjes nr. 3 të qytetit të Cërrikut të digjen pajisjet elektroshtëpiake.

Situata ka alarmuar banorët, të cilët kanë dalë në rrugë dhe kanë kërkuar ndihmë si dhe kanë denoncuar në media demin e shkaktuar nga luhatjet e energjisë elektrike. Pjesëtarët e familjeve të dëmtuara rrëfejnë se situata paraqitet problematike prej javësh, kur kryesisht gjatë orëve të natës energjia shkëputet pa asnjë paralajmërim dhe, në rastet e kthimit të saj tensioni i lartë shkatërron tërësisht pajisjet elektroshtëpiake.

Në mungesë të interesimit të punonjësve të CEZ, banorët kërkojnë dëmshpërblim për pajisjet e dëmtuara. Ndërkaq nga ana e saj OSHEE Elbasan e pyetur rreth pretendimeve të ngritura nga dhjetëra familje të lagjes nr. 3 të qytetit te Cërrikut ka bërë të ditur se ka patur një djegie të transformatorit të kësaj lagjeje, por nuk ka asnjë ankese për djegie pajisjesh elektroshtepiake.

OSHEE ndërkaq po punon për riparimin e shpejte të transformatorit të djegur, ndërsa te gjithë ato familjarë qe pretendojnë se janë dëmtuar nga luhatjet e tensionit sipas OSHEE Elbasan duhet me patjetër të bëjnë ankese të detajuar tek Shërbimi Kujdesi për Klientin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plas "lufta për VËMENDJE"/ Eva Murati reagon pas fotos VIRALE të Rike Roçit: Nuk di të...
Previous article "Erdhiiiii!"/ Albumi i BEBE REXHËS një prej më të arriturëve (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj Aktualitet

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT