• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tensioni ekstrem në Komisionin e Medias/ Si tentoi “Grupi i zjarrit” i PD ta nxjerrin me forcë. Largimi i Erion Veliajt nga mbledhja (DETAJET)
Home
Shqipëri

Tensioni ekstrem në Komisionin e Medias/ Si tentoi “Grupi i zjarrit” i PD ta nxjerrin me forcë. Largimi i Erion Veliajt nga mbledhja (DETAJET)

19 June, 2018 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës eshte larguar nga mbledhja e Komisionit te Medias.

Situata është tensionuar në esktrem në Komisionin Parlamentar të Medias, ku pritej të niste një seancë dëgjimore me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Tema ka qenë: Debati për shembjen ose jo të godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë e për ndërtimin në vend të saj të një godine të re.

Shkak për këtë situatë është bërë refuzimi i Veliajt për të dalë nga mbledhja e Komisionit, siç ka urdhëruar drejtuesja e tij Albana Vokshi. Por, në vend që të ulen tensionet në sallë po tentojnë të futen deputetë të PD që nuk janë anëtarë të komisionit, duke u shprehur se kërkojnë të nxjerrin Veliajn me dhunë.

Eshtë kërkuar dhe duket në sallë prania e punonjësve të Gardës së Republikës që po tentojnë të qetësojnë situatën. Bien në sy ata që njihen si “grupi i zjarrit” i PD, Flamur Noka, Ervin Salianji, Klevis Balliu, etj të cilët duket sikur po tentojnë të bëjnë rolin e “policisë parlamentare” duke dashur që vendosin rregull.

Erion Veliaj për të evituar përshkallëzimin e panevojshëm të situatës ka lënë vetë sallën duke u shprehur se “Tirana do të fitojë”.

Pas kësaj edhe deputetët e mazhorancës e kanë braktisur mbledhjen e këtij komisioni, e cila tashmë nuk ka korumin e nevojshëm për të vijuar më tej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milani në dyert e drejtësisë së UEFA-s/ Dënimi pritet brenda 3 ditësh
Previous article VIDEOLIVE/ Noka e Salianji tentojnë të nxjerrin me forcë jashtë Kuvendit Veliajn, ndërhyn Garda

Redaktor1

Postime të ngjashme

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga Politikë

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC Aktualitet

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT