• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET UKRAINË-RUSI/ Aeroplanmbajtësja amerikane në detin Jon: Jemi këtu të sigurojmë rajonin
Home
Nderkombetare

TENSIONET UKRAINË-RUSI/ Aeroplanmbajtësja amerikane në detin Jon: Jemi këtu të sigurojmë rajonin

28 December, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” është urdhëruar që të qëndrojë në detin Jon mes Italia dhe Greqisë, vetëm pak milje larg Shqipërisë duke i dhënë një sinjal të qartë Rusisë nëse ajo vendos të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.

“Turman” hyri në Mesdhe më 14 dhjetor dhe do të kthehej përmes kanalit të Suezit në Lindjen e Mesme, por sipas medias Usni.org, aeroplanmbajtësja bashkë me numrin e madh të anijeve dhe avionëve që e shoqërojnë duhet të qëndrojnë aty. Kjo media shkruan se ky urdhër është dhënë nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, për të siguruar aleatët evropianë për angazhimin e SHBA-së ndaj sigurisë rajonale.

Kapiteni Bill Speaks, zëdhënës i Komandës Evropiane,  tha se nuk mund të komentonte mbi operacionet e ardhshme pasi “këto dislokime janë dinamike në natyrë dhe për shkak të politikës së sigurisë operacionale”.

Tensionet e vazhdueshme kufitare midis Moskës dhe Kievit janë rritur gjatë dy muajve të fundit, pasi Rusia filloi lëvizjen e trupave pranë Ukrainës. Imazhet satelitore të publikuara nga BBC tregojnë grumbullimin e trupave ruse që nga 9 nëntori në qytetet ruse rreth Ukrainës, duke përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e pushtoi në 2014.

NATO i ka bërë thirrje Rusisë të largojë trupat e saj dhe të vazhdojë të mbështesë sovranitetin e Ukrainës. Në reagimin e saj, NATO tha se është e përgatitur të flasë me Rusinë, por nëse Moska vazhdon agresionin kundër Ukrainës, do të ketë “pasoja masive”. Ndërsa nga ana tjetër Rusia ka kërkuar që NATO të ndalojë zgjerimin e saj në Ukrainë ose Gjeorgji, përveç tërheqjes së njësive ushtarake nga Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të takohen më 10 janar për të diskutuar tensionet në rritje rreth Ukrainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TRADHËTARE..."/ Sabiani "acarohet" me Monikën. Aktorja: Kështu kam qënë...
Previous article E TRISHTË/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë elektricisti në Memaliaj (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT