• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET TURQI-GREQI/ Provokon Athina: Ne, mbrojtës të Europës
Home
Nderkombetare

TENSIONET TURQI-GREQI/ Provokon Athina: Ne, mbrojtës të Europës

30 May, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos i dërgoi një mesazh Turqisë, duke u shprehur se vendi i tij është një avokat par excellence për paqen dhe miqësinë mes kombeve dhe një garantues i fortë i vlerave ndërkombëtare dhe evropiane – raportojnë mediat në Athinë.

“Ne duhet ta mbrojmë këtë qytetërim, veçanërisht sot, brenda një familje të madhe evropiane, kundër atyre që dëmtojnë Europën dhe rrënjët e kulturës së saj”, vuri në dukje Pavlopulos, një frazë që bart brenda dhe një kontekst politik provokues.

“Bazuar në trashëgiminë e këtij qytetërimi, ne duhet t’u dërgojmë të gjithëve, edhe fqinjit tonë të veçantë – Turqisë, një mesazh se jemi avokatë të paqes dhe miqësisë midis kombeve”, tha presidenti grek.

Tensionet midis Greqisë dhe Turqisë kanë vazhduar për një kohë të gjatë, sepse, sipas autoriteteve greke, hapësira ajrore greke mbi Qipro shkelet rregullisht nga aviacioni turk.

Kohët e fundit, presidenti grek tha se Greqia dhe Qipro nuk do të lejonin shkeljen e sovranitetit në hapësirën ajrore nga avionët luftarakë turq.

Kryeministri grek Alexis Tsipras tha disa ditë më parë se ekziston një rrezik i vazhdueshëm i një incidenti “të nxehtë” me Turqinë, që sipas tij është një fqinj i paparashikueshëm që nuk respekton ligjin ndërkombëtar.

Në një intervistë me televizionin grek, ai nuk e fshehu shqetësimin rreth tensioneve në marrëdhëniet me Turqinë dhe, për këtë arsye, tha se “Greqia duhet të të jetë gati”.

“Greqia ka aleatë më të fortë se kurrë”, theksoi Tsipras, duke kujtuar se vendet e Bashkimit Evropian mbështetën Republikën e Qipros në samitin e fundit.

Ai gjithashtu vuri në dukje aleancat që Greqia ka vendosur me vendet e rajonit.

“Ne jemi në gjendje të ndërtojmë një rrjet stabiliteti”, tha Tsipras, duke shpjeguar se vetëm Turqia refuzon të flasë dhe vazhdon me veprime provokative.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QYTETI I TRËNDAFILAVE/ Pamjet e veçanta nga Përmeti: Nga gomarët e ngarkuar tek...
Previous article E ARDHMJA E ICARDIT NË UDHËKRYQ/ Wanda Nara për qejf në Tailandë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT