Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë testuar në Hawai, sirenën për sulmin bërthamor për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Rifillimi i testeve mujore vjen në mes të një kërcënimi në rritje nga programi i raketave dhe programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Pyongyang ka testuar një sërë raketash balistike dhe në shtator ka kryer testin e gjashtë të tij bërthamor.
Hawaii, në Paqësor, tashmë ka një test mujor të sireneve që paralajmërojnë fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë tsunami.
Sinjali i sulmit bërthamor përdor një ton të ndryshëm, të lëkundur, duke paralajmëruar banorët dhe turistët që të qëndrojnë brenda dhe të presin udhëzime të mëtejshme.
Hera e fundit që një sirenë paralajmëruese për sulmin bërthamor u testua në shtet ishte në vitet 1980 në vitet e fundit të Luftës së Ftohtë.
Një raketë nisur nga Koreja e Veriut mund të sulmojë Hawaiin brenda 20 minutave të nisjes.
Përgatiti: AlpeNews.al




