• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET SHBA-IRAN/ Bisedimet mund të nisin këtë javë
Home
Nderkombetare

TENSIONET SHBA-IRAN/ Bisedimet mund të nisin këtë javë

2 February, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Bisedimet e shumëpërmendura ditët e fundit mes SHBA dhe Iranit mund të nisin në ditët në vijim, ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të larta.

Kjo u raportua nga mediat iraniane këtë të hënë. Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim bëri të ditur se Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pritet të takohet së shpejti me Steve Uitkoff, të dërguarin special të presidentit amerikan Trump për Lindjen e Mesme. Një “burim i mirëinformuar” ka konfirmuar se bisedimet, ku do të përfshihen zyrtarë të lartë nga të dyja vendet, do të nisin së shpejti. Agjencia Fars shtoi se presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka urdhëruar përgatitjet për bisedime me amerikanët mbi programin bërthamor të Iranit, të cilat ka gjasa të zhvillohen në Turqi.

Steve Uitkoff pritet të mbërrijë në Izrael të marten dhe gjatë vizitës së tij në Jerusalem, do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu e zyrtarë të lartë të sigurisë izraelite. Diskutimet pritet të përqendrohen kryesisht në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, por Irani dhe çështja e një sulmi të mundshëm pritet gjithashtu të jenë në qendër të vëmendjes.

Reuters raportoi të dielën se Gjeneralët më të lartë të SHBA dhe Izraelit zhvilluan bisedime në Pentagon të premten, për tensionet me Iranin, duke cituar dy zyrtarë amerikanë në kushte anonimiteti, të cilët nuk dhanë detaje mbi diskutimet me dyer të mbyllura mes gjeneralit amerikan Dan Caine, kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët, dhe Eyal Zamir, shefit të shtabit të forcave të armatosura izraelite.

Trump la të hapur mundësinë e sulmeve të dielën në mbrëmje pas kërcënimeve të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, që tha se një sulm amerikan ndaj regjimit të ajatollahëve do të ndizte një luftë rajonale.

“Pse të mos e thoshte këtë? Sigurisht që do ta thoshte. Tani kemi anijet më të mëdha dhe më të fuqishme atje, shumë afër, brenda pak ditësh. Shpresoj të arrijmë një marrëveshje. Nëse jo, do të shohim nëse ai ka të drejtë apo jo.” tha Trump tw dielwn.

Nisja e bisedimeve Iran-SHBA bëhet edhe më e besueshme, pas deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së jashtme iraniane, i cili këtë të enjte tha se Irani do të përcaktojë një kornizë për bisedimet me Shtetet e Bashkuara në ditët në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROBOTË TË ARMATOSUR/ Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina
Previous article PËRSHTATJA ME KLIMËN/ Shqipëria me përgatitjen më të dobët në rajon

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT