• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET RUSI-UKRAINE/ Kamala Harris: Mundësi reale për luftë në Evropë
Home
Nderkombetare

TENSIONET RUSI-UKRAINE/ Kamala Harris: Mundësi reale për luftë në Evropë

20 February, 2022 F.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, paralajmëroi të dielën për mundësinë shumë reale të luftës në Evropë.

Duke folur për mediat në Konferencën e Sigurisë në Munih, nënpresidentja Harris u bëri thirrje të gjithëve që të ndalen për “një çast për kuptuar rëndësinë e asaj për të cilën po flasim”, në lidhje me trupat ruse të grumbulluara pranë kufirit ukrainas.

“Kanë kaluar mbi 70 vjet dhe gjatë këtyre 70 vjetëve, siç e përmenda dje, ka pasur paqe dhe siguri. Ne po flasim për mundësinë reale të luftës në Evropë”, tha ajo.

Zonja Harris ritheksoi se një zgjidhje diplomatike ishte ende zgjidhja e preferuar për çështjen e pushtimit të mundshëm të Ukrainës nga Rusia.

Udhëheqësit perëndimorë paralajmërojnë se Rusia është e gatshme të sulmojë Ukrainën fqinje e cila është e rrethuar nga tre anët nga rreth 150,000 ushtarë, avionë luftarakë dhe pajisje ushtarake ruse.

Rusia mbajti stërvitje bërthamore të shtunën në Bjellorusinë fqinje dhe po vazhdon stërvitjet detare në brigjet e Detit të Zi.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane po pretendojnë për muaj të tërë se Rusia po përpiqet të krijojë pretekst për të pushtuar Ukrainën dhe janë kërcënuar me sanksione masive dhe të menjëhershme nëse ndodhë një gjë e tillë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të zgjedhë një vend për t’u takuar dhe për të diskutuar zgjidhjen e krizës.

Rusia ka mohuar të ketë plane për pushtimin e Ukrainës.voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH SURPRIZA NË KAMËZ/ Kastrioti merr 3 pikë të arta për mbijetesë ndaj Tiranës
Previous article ALARMI i mediave britanike: Tanket e blinduara ruse hyjnë në Ukrainë! KAOS në kufi

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT