• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET RUSI-UKRAINË/ Biden takohet virtualisht me Putin në 7 dhjetor
Home
Nderkombetare

TENSIONET RUSI-UKRAINË/ Biden takohet virtualisht me Putin në 7 dhjetor

4 December, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin më 7 dhjetor do të zhvillojnë një takim virtual për të diskutuar për Ukrainën dhe tema të tjera.

Ky takim virtual vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me synimet e Moskës teksa NATO-ja dhe ushtritë perëndimore, si dhe zyrtarët e inteligjencës, thonë se ka një grumbullim të madh të ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Uashingtoni dhe Kievi thonë se Moska ka grumbulluar dhjetëra-mijëra trupa, së bashku me tanke dhe artileri në perëndim të Rusisë dhe mund të planifikojë një ofensivë në fillim të janarit.

Agjencia Reuters ka cituar zyrtarë të administratës amerikane të cilët kanë thënë se presidenti Biden planifikon që të shprehë shqetësimet e SHBA-së lidhur me aktivitetin ushtarak të Rusisë dhe do të theksojë mbështetjen e Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Dy ditë më parë, Biden tha se po punon në një sërë iniciativash që ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Putinin që të përshkallëzojë ushtarakisht kundër Ukrainës.

Ukraina prej 7 vitesh po zhvillon një luftë në lindje të vendit kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, që prej se Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Një zyrtar i paidentifikuar i Shtëpisë së Bardhë tha se Biden dhe Putin po ashtu do të diskutojnë për një sërë temash të tjera.

Rusia i ofron mbështetje ushtarake dhe diplomatike edhe një ish-republike sovjetike, Bjellorusisë. Regjimi në këtë shtet për 16 muaj ka shtypur protestat që pasuan zgjedhjet e kontestueshme presidenciale të gushtit të kaluar, të cilat Lukashenko pretendon se i ka fituar.

Një krizë në kufirin mes Bjellorusisë dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian, Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë ka nisur, që prej se Minsku rriti fluturimet direkte nga Lindja e Mesme. BE-ja thotë se Bjellorusia po përdorë si “armë” migrantët nga shtetet e treta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIZEN DRITAT E PEMËS SË KRISHTLINDJEVE NË SHESHIN "SKËNDERBEJ"/ Veliaj: Ftoj të gjithë shqiptarët dhe këdo që të vijë t’i kalojë festat në Tiranë
Previous article ÇFARË DIHET PËR VARIANTIN OMICRON? Brataj: Transmetohet më shpejt dhe kjo shkakton një numër më të madh...

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT