• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET/ Qindra trupa amerikane elitë mbërrijnë sot në Poloni
Home
Nderkombetare

TENSIONET/ Qindra trupa amerikane elitë mbërrijnë sot në Poloni

6 February, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Qindra trupa amerikane elitë pritet të mbërrijnë në pjesën juglindore të Polonisë të dielën, pranë kufirit me Ukrainën, pas vendimi të marrë nga Presidenti Joe Biden për të diskoluar 1700 ushtarë atje, mes frikës së një pushtimi të Ukrainës nga Rusia.

Trupat e Divizionit 82 të këmbësorisë, të specializuara për sulme nga ajri, pritet të mbërrijnë në aeroportin Rzeszow-Jasionka. Komandanti i tyre është gjeneral major Christopher Donahue, i cili ishte ushtaraku i fundit amerikan që u largua nga Afganistani më 30 gusht.

Presidenti Biden ka urdhëruar trupa shtesë amerikane që të dislokohen në Poloni, Rumani dhe Gjermani për t’u treguar aleatëve dhe kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara angazhimin e Uashingtonit ndaj krahut lindor të NATO-s, mes të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Divizioni mund të dislokohet me shpejtësi brenda 18 orëve e të kryejë sulme me parashutë për të marrë kontrollin e objektivave kryesore. Divizioni me bazë në Fort Bragg të Karolinës së Veriut daton prej vitit 1917.

Më herët gjatë javës, avionët amerikanë sollën pajisje logjistike në përgatitje për mbërritjen e divizionit në aeroport, i cili ndodhet rreth 90 kilometra nga kufiri Poloni-Ukrainë.

Ushtarët polakë kanë punuar më parë me divizionin amerikan në misione në Irak dhe Afganistan, sipas Major Przemyslaw Lipczynski, zëdhënës i Divizionit të 18-të të ushtrisë polake.

Rreth 4,000 trupa amerikane janë vendosur në Poloni që nga viti 2017, duke ndjekur një cikël rotacioni./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISKUTOHEN TRUPA NË AFËRSI TË KUFIRIT MIDIS BJELLORUSISË DHE UKRAINËS/ NATO: Më i madhi që prej Luftës së Ftohtë
Previous article MONIKA DHURON SPEKTAKËL/ Banorja e Big Brother bën lëvizje sensuale, Donaldi dhe Iliri e lagin me birrë

F.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT