• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET POLITIKE NË MAL TË ZI/ Borrell dhe Varhelyi njëzëri: Fokusohuni drejt integrimit në BE
Home
Rajon

TENSIONET POLITIKE NË MAL TË ZI/ Borrell dhe Varhelyi njëzëri: Fokusohuni drejt integrimit në BE

14 July, 2022 s.autor Rajon

Zyrtarët e lartë evropianë përgëzuan të enjten Malin e Zi për mbështetjen dhe rreshtimin përkrah politikave të bllokut në sanksionimin e Rusisë dhe dënimin e pushtimit të Ukrainës dhe i kërkuan kombit të vogël ballkanik që të vazhdojë me reformat e nevojshme për të avancuar drejt anëtarësimit në BE-së.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerimin Olivér Várhelyi morën pjesë në një këshill të përbashkët të Stabilizim-Asociimit mes Malit të Zi dhe BE-së që u mbajt për herë të parë në një vend kandidat ballkanik, një shprehje e dukshme e angazhimit të BE-së për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Mali i Zi shihet gjerësisht si vendi i parë në radhë për anëtarësimin në BE, por përparimi i vendit është ngadalësuar për shkak të tensioneve të brendshme politike midis kampit pro-perëndimor dhe atyre që favorizojnë lidhje më të ngushta me Serbinë fqinje dhe Rusinë.

Me Rusinë që po mundohet të ruajë ndikimin e saj historik në Ballkan, BE-ja ka kërkuar të mbajë gjallë përpjekjen e vendeve për t’u bashkuar me bllokun, pavarësisht përparimit të ngadaltë. Përveç Malit të Zi, kandidatët për në BE në rajon janë Serbia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kryeministri Dritan Abazoviq, qeveria e pakicës së të cilit gëzon një shumicë minimale në parlament, këmbënguli se anëtarësimi në BE mbetet opsioni i vetëm për Malin e Zi. Ai premtoi se do të kërkojë mbështetje më të gjerë për reforma të mëtejshme.

“Duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë”, tha Abazoviq.

Borrell tha se ai falënderoi Malin e Zi për “rreshtimin në përputhje të plotë me vendimet e politikës së jashtme të BE-së”. Mali i Zi i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe sfidoi Moskën, një aleat tradicional sllav, në vitin 2017-të për t’u bashkuar me NATO-n.

“Mali i Zi duhet të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së,” shtoi Borrell. “Nuk ka asgjë më të rëndësishme. Dritarja e mundësive është tani.”

Borrell i kërkoi gjithashtu Malit të Zi të shfuqizojë programin e tij të dhënies së shtetësisë për investitorët e huaj të pasur. Analistët kanë thënë se BE-ja me sa duket ka frikë se disa individë rusë ose bjellorusë mund të përfitojnë ndërsa përballen me sanksionet perëndimore.

Mali i Zi duhet të zbatojë reformën gjyqësore dhe të sundimit të ligjit, të përmirësojë lirinë e medias dhe të nxisë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, thanë zyrtarët evropianë. Várhelyi vizitoi edhe Shqipërinë më vonë të enjten./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENAXHIMI I BUTRINTIT/ Kuvendi rrëzon dekretin e Ilir Metës
Previous article MALI I ÇIKËS PREJ 4 DITËSH NË FLAKË/ Ndërhyhet me avion për të shuar zjarrin! Dhjetra forca të angazhuara në terren

s.autor

Postime të ngjashme

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT