Në mesin e debateve dhe tensionit politik që ka lindur pas protestës së të shtunës që lamë pas, e cila degjeneroi në dhunë, pasi qytetarët kuksianë dhe kosovarë kundërshtuan vendosjen e tarifës për automjetet në Rrugën e Kombit, e teksa sot e kishte thirrur në takim kreun e Bashkisë së Kukësit, kryeminsitri Edi Rama ka vijuar edhe sot me videot në profilin e tij në rrjete sociale, që tregojnë raste të kalimit nga ndihma ekonomike, në punësim.
“MIRËMËNGJES
dhe me shembullin e Renatës që në vend të ndihmës ekonomike sot ka fituar punën dhe një perspektivë të re për veten dhe familjen e saj, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.
MIRËMËNGJES 😃dhe me shembullin e Renatës që në vend të ndihmës ekonomike sot ka fituar punën dhe një perspektivë të re për veten e familjen e saj, ju uroj një javë të mbarë 👍
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 1. April 2018


