• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET/ Paralajmërimet e forta të liderëve botërorë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut: Kërcënon një luftë e re…
Home
Nderkombetare

TENSIONET/ Paralajmërimet e forta të liderëve botërorë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut: Kërcënon një luftë e re…

19 February, 2022 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Konferenca e Sigurisë së Mynihut filloi pa delegacion zyrtar rus. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres përshkroi një pamje të zymtë të situatës. Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock flet për një “krizë ruse”.

Në Mynih nisi punimet Konferenca e Sigurisë. Tema mbizotëruese është konflikti në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi për përshkallëzim të pallogaritshëm. Situata është më komplekse dhe më kërcënuese sesa gjatë Luftës së Ftohtë.

Kryetari në largim i Konferencës, Wolfgang Ischinger tha në hapje se konflikti i Ukrainës ishte një krizë me të vërtetë kërcënuese ndërkombëtare. Ai shprehu keqardhjen edhe një herë që qeveria ruse nuk kishte dërguar përfaqësues në Mynih. Ai tha se ne duam gjithmonë të sigurohemi që në konferencën e sigurisë të përfaqësohen të gjitha pikëpamjet.

Guterres: Nuk ka alternativë ndaj diplomacisë

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres theksoi se ai e sheh me shqetësim të thellë përqendrimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe spekulimet në rritje për një konflikt ushtarak. Do të ishte një fatkeqësi po do të ndodhte kjo. Guterresi theksoi se për këtë arsye nuk kishte alternativë ndaj diplomacisë. Ai u bën thirrje të gjitha palëve që të tregojnë kujdes ekstrem në retorikën e tyre. Deklaratat publike duhet të synojnë zbutjen e tensioneve dhe jo nxitjen e tyre.

Blinken: “Moska dëshiron të justifikojë agresionet e reja me provokime në lindje të Ukrainës”.

Sipas vlerësimeve të SHBA-së, Rusia po trazon situatën në Ukrainën lindore për të pasur një pretekst për “agresion të ri” kundër Ukrainës. Bombardimet e fundit në rajon janë pjesë e strategjisë ruse për të “krijuar provokime të rreme, për t’iu përgjigjur më pas atyre provokimeve dhe për të kryer  në fund agresion të ri kundër Ukrainës”, tha në konferencë Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken

Baerbock: “Kërcënon një luftë e re – në mes të Evropës sonë”

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock theksoi se dislokimi i trupave ruse përbën një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën. Prandaj nuk është një krizë ukrainase, por një krizë ruse. Ne nuk do të negociojmë duke anashkaluar Ukrainën, tha Baerbock. Ajo tha se gazsjellësi Nord Stream 2 në Detin Baltik bënte pjesë në paketën e sanksioneve të mundshme kundër Rusisë.

Në veprimtarinë tre-ditore marrin pjesë tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA, Kamala Harris dhe presidentin ukrainas Volodymyr Selenskyj./ DW<

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DONALDI NUK E FITOI "BIG BROTHER"/ Ironia e Elgidit: I drejti fiton një ditë...
Previous article FITOI 100 MIJË EURO/ Ilir Shaqiri pasi del nga shtëpia shfaqet me Sabianin, ha bukë me djathë dhe domate

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT