• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Vuçiç flet pas takimit me përfaqësuesit e serbëve: Këtë të enjte nis heqja e barrikadave…
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ Vuçiç flet pas takimit me përfaqësuesit e serbëve: Këtë të enjte nis heqja e barrikadave…

29 December, 2022 s.autor Breaking News, Rajon

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar pas takimit me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e kësaj të enjteje. “Për 24 orë barrikadat do të hiqen”, u shpreh ai mbrëmjen e djeshme.

Ai tha paraprakisht se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin. Mbrëmjen e djeshme ai zhvilloi një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.

Në takim ai u shpreh se polici që u lirua nga autoritetet në Kosovë, Dejan Pantiçi ka mbërritur në shtëpi duke e cilësuar këtë një fitore simbolike. Arrestimi i ish-policit serb, për të cilin Kosova dyshon se ka sulmuar anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka qenë arsyeja e barrikadave që përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës vendosën që nga 10 dhjetori.

Lirimi i tij ishte një nga kushtet për heqjen e bllokadave dhe më 28 dhjetor autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Duke folur për kërkesën e serbëve për të mos lejuar hyrjen e forcave speciale të Kosovës në veri, Vuçiç përmendi deklaratën e misionit të NATO-s (KFOR) të datës 28 dhjetor.

“Ne kemi një dokument të posaçëm që i jep të drejta edhe popullit serb në veri të Kosovës edhe shtetit të Serbisë, por gjithashtu i imponon KFOR-it obligim që të parandalojë hyrjen e forcave të sigurisë së Kosovës në veri për herë të parë”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË E SHQETËSON OLTËN? Nuk përmbahet aktorja, "shigjeton" Zhaklinën: Kam të drejtën time të mos flas me dikë!
Previous article KTHJELLIME DHE VRANËSIRA TË LEHTA/ Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij Aktualitet

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

SONTE SHKRUHET HISTORIA/ Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar Breaking News

SONTE SHKRUHET HISTORIA/ Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT