• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI TË KOSOVËS/ Sulmohet sërish një pikë kontrolli e policisë në Mitrovicë
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI TË KOSOVËS/ Sulmohet sërish një pikë kontrolli e policisë në Mitrovicë

29 June, 2023 s.autor Rajon

Një kioskë, që përdorej si pikë kontrolli nga Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut, është sulmuar me mjete plasëse.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se në momentin e sulmit nuk ka pasur policë në atë pikë.

“Rreth 03:00 në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim që besohet të jetë shkaktuar prej një mjeti pirotektik, të kombinuar me material ndezës”, tha Elshani.

Sipas tij, si pasojë e këtij sulmi, është dëmtuar kioska që përdorej nga policia. Kohëve të fundit janë shpeshtuar sulmet me mjete shpërthyese në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Më 26 qershor, objekti komunal i Mitrovicës së Veriut u sulmua me granatë dore, duke shkaktuar dëme materiale. Autoritetet për këtë rast kanë iniciuar rast për “kryerje të veprës terroriste”. Po ashtu ka pasur sulme me shok-bomba në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

Këto ngjarje vijnë në kohën kur tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 26 maji. Atë ditë, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Popullata serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit, ka kundërshtuar veprimin e kryetarëve dhe ka mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI I DROGËRAVE TË OKB PËR 2023: Shqipëria, ndër vendet kryesore në tranzitimin e heroinës e kokainës
Previous article SHPËRTHEU TEKSA EKSPLORONTE TITANIKUN/ Gjenden eshtra njeriu mes mbetjeve të nëndetëses “Titan”

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT