• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI TË KOSOVËS/ Kryetari i zgjedhur në Leposaviç, Lulzim Hetemi 2 muaj brenda komunës dhe larg familjes
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI TË KOSOVËS/ Kryetari i zgjedhur në Leposaviç, Lulzim Hetemi 2 muaj brenda komunës dhe larg familjes

4 August, 2023 s.autor Rajon

Në veri të Kosovës, po ndërmerren veprime për të bërë të mundur uljen e tensioneve. Në komunën e Leposaviçit ka qëndruar kryetari i zgjedhur, Lulzim Hetemi per rreth 2 muaj.

Deri më tani ai nuk ka mbajtur asnjë qëndrimin teksa ndodhej në objektin komunal, ndërkohë që familjarë të tij kanë thënë për RTK-në se nga kontaktet që kanë, ai po vazhdon punën me mundësitë e tij.

Por para dy muajsh, Hetemi mëngjeset i zbardhte në fshatin e tij të lindjes, Bistricë. Më 26 maj ai u nis nga shtëpia e tij për t’u futur në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit, ku edhe e mori zyrtarisht detyrën. As ai, por as familjarët e tij, atë ditë nuk e kishin menduar se nuk do të shihen për më shumë se dy muaj.

“Dikush prej familjes pa e kontaktuar të paktën një herë në ditë nuk bëhet. Ai është mirë dhe po punon në ato mundësitë e tij aty. Edhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë. Kushtet elementare i ka, si për nga ushqimi ashtu edhe nga ana higjienike, pasi objekti i përmbush të gjitha kërkesat”, tha për RTK-në, Bashkim Hetemi, vëllai i kryetarit të Leposaviqit.

Bashkimi tregon se familja e ngushtë e kryetarit aktualisht jeton në Mitrovicë, për shkak të shkollimit të fëmijëve, teksa shton se mosprezenca e vëllait të tij në shtëpi është një mungesë e madhe për familjen.

“Ndonjëherë janë disa situata që duhet të sakrifikosh. Normal që vërehet mungesa e tij, sepse u bënë që 2 muaj që ai është brenda në objektin e komunës. Fëmijët e tij janë të gjithë në shkollë dhe gjatë procesit mësimor vijojnë mësimin në qytetin e Mitrovicës.

Brenda mundësive edhe ne kujdesemi për ta dhe për familjen, por normal që ju mungon”, ka shtuar Bashkim Hetemi. Ai dhe e gjithë familja Hetemi e presin me padurim rikthimin e tij, por presin që edhe situata në veri të vendit të normalizohet një ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zelensky tregon fushëbetejat se ku po zhvillohen luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve
Previous article AKSIDENT NË ELBASAN/ Makina përplas 56-vjeçarin, transportohet në spital

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT