• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI TË KOSOVËS/ Gjermania kërkon heqjen e barrikadave: Militantët nacionalistë të kontrolluar nga Beogradi…
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI TË KOSOVËS/ Gjermania kërkon heqjen e barrikadave: Militantët nacionalistë të kontrolluar nga Beogradi…

23 December, 2022 s.autor Rajon

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërkuar që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen sa më shpejt.

Pas javësh përshkallëzimi, Ministria e Jashtme gjermane, në një deklaratë për gazetën “Der Standard” kërkon që “barrikadat e paligjshme të ngritura nga serbët e Kosovës, të cilat gjithashtu paraqesin rrezik për sigurinë, duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Federale tha gjithashtu: “Ne jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës”.

Javët e fundit, serbët militantë nacionalistë kanë ngritur barrikada në rrugë në veri të Kosovës. Ndër të tjera ata po protestojnë kundër arrestimit të një punonjësi policie që dyshohet se ka sulmuar një qendër votimi. Të enjten pati edhe një demonstratë në veri të Kosovës, gjatë së cilës u shfaq një flamur i madh serb, vazhdon raportimi i gazetës austriake.

“Ata serbë militantë nacionalistë që ngritën barrikadat dhe organizuan demonstratën i përkasin mbështetësve të partisë Lista Srpska, e cila është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë në Serbi. Ajo vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës dhe monopolin e shtetit të Kosovës për përdorimin e forcës në veri të vendit”.

Gazeta po ashtu vë në pah edhe sulmet që mori ambasadori gjerman në Kosovë për deklaratat e tij ku kërkonte heqjen e barrikadave.

Në javët e fundit ka pasur dhunë të përsëritur kundër përfaqësuesve të institucioneve kosovare dhe gazetarëve në veri të Kosovës, ku janë shumica serbë. Është intensifikuar edhe retorika nga Beogradi. “Presidenti Aleksandar Vuçiç madje mendoi të dërgonte personel ushtarak në Kosovë” shkruan Der Standard duke iu referuar kërkesës serbe që i bëri KFOR’it. Po ashtu gazeta përmend sulmin e kryeministres serbe Ana Bërnabiç në Twitter ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde. Më parë ai kishte bërë thirrje për çmontimin e barrikadave, të cilat po ashtu kanë penguar trafikun rrugor prej javësh.

Një zëdhënës i zyrës së jashtme gjermane tha për Der Standard se Rohde kishte bërë deklarata të qarta dhe “përsëri i bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun e udhëhequr nga BE”. Këto çështje janë diskutuar në takimet ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme Federale për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorit serb më 21 dhjetor në Berlin dhe mes ambasadores gjermane në Serbi dhe presidentit serb Vuçiq më 22 dhjetor në Beograd.

Asociacioni i Komunave Serbe

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha gjithashtu: “Ne presim një qasje konstruktive nga Serbia. E kemi bërë të qartë në këto bisedime. Është e rëndësishme që serbët e Kosovës të kthehen sa më shpejt në institucionet e Kosovës. Kjo është në interes të popullit që jetojnë në veri. Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të pranojë të vendosë në agjendë zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe të rënë dakord më 2013 dhe 2015. Ne mbështesim të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij për të normalizuar përfundimisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si pjesë e dialogut për të ecur përpara”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME VEPRIMIN E FUNDIT/ Megi Pojani nuk do e harrojë kurrë 'Dancing With the Stars' (VIDEO)
Previous article E RËNDË NË KORÇË/ Gjendet i vetëvarur një 48-vjeçar në banesën e tij, mister shkaqet (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT