• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Shefi i NATO-s: Dhuna po e kthen prapa Kosovën, aspiratat e saj euroatlantike po vihen në pikëpyetje
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ Shefi i NATO-s: Dhuna po e kthen prapa Kosovën, aspiratat e saj euroatlantike po vihen në pikëpyetje

7 June, 2023 s.autor Rajon

“Dhuna po e kthen prapa Kosovën”.  Kështu të paktën ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg në një intervistë për të përditshme malazeze “Pobjeda” duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të instaluar kryetarët e sapozgjedhur në vendet e tyre të punës, nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Për shefin e NATO-së, tashmë është e qartë se dhuna përveç se po kthen parapa Kosovën, po i vënë në pikëpyetje edhe aspiratat e saja euroatlantike.

Prandaj sugjeron ai që si “Prishtina edhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën, të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog me mbështetjen e BE-së, e cila është e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme”.

Stoltenberg, javë më parë deklaroi se Aleanca ka vendosur të dislokojë 700 trupa të tjera nga Forca Operacionale për Ballkanin Perëndimor në Kosovë dhe ka vendosur gjithashtu një batalion shtesë të forcave të NATO-s në gatishmëri të lartë.

Megjithatë ai për Pobjedan ka bërë të ditur se NATO do të dërgojë edhe rreth 500 ushtarë të tjerë nga rezerva operative për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka siguruar gjithashtu se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirin e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovës.

“NATO dënon fuqishëm sulmet e fundit të paprovokuara ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, në të cilat u plagosën pothuajse 40 paqeruajtës. Sulme të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. NATO do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA E PËRBASHKËT E DY QEVERIVE/ Ja vendi ku do mbahet, caktohet dhe data
Previous article ZBULONI DATËN/ Ricky Martin për herë të parë në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT