• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Raportuesja e PE-së: Qeveria e Kosovës po rrezikon, të tërheqin trupat dhe të ulen në dialog
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ Raportuesja e PE-së: Qeveria e Kosovës po rrezikon, të tërheqin trupat dhe të ulen në dialog

29 May, 2023 s.autor Rajon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të tërheqin forcat speciale të Policisë dhe të ulën në tavolinë për të negociuar.

Në një konferencë për shtyp, ajo u shpreh se dialogu është e vetmja mënyrë për të dalë nga gjendja e krijuar në veri të Kosovës.

“Dialogu brenda Kosovës është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje dhe kjo është arsyeja pse unë të paktën u bëj thirrje autoriteteve kosovare që të mendojnë për të marrë masa për ndërtimin e besimit, për shembull siç është tërheqja e forcave speciale të Policisë dhe të ulen në tavolinën e negocimit.

Të gjitha palët e përfshirja duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të zgjidhur këto çështje të pazgjidhura dhe për të promovuar një rajon paqësor dhe me prosperitet”, ka thënë ajo.

Qeveria e Kosovës, sipas saj po rrezikon shumë me veprimet në veri. Von Cramon ka përsëritur mbështetjen e fuqishëm për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës në tërë territorin e vendit.

“Ju të gjithë e dini se unë jam mbështetëse e fuqishëm e Pavarësisë së Kosovës dhe unë mbështes integritetin dhe sovranitetin e Kosovës në tërë territorin e saj, megjithatë unë vizitova dje veriun dhe sinqerisht jam shumë e brengosur, dhe jo vetëm unë.

Është situatë shumë e vështirë dhe vërtetë e tensionuar, shumë njësi të njësisë speciale, automjete të blinduara, janë të vendosur në veri”.- ka deklaruar eurodeputetja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME 10 EURO GRAMI?" Publikohen bisedat e bandës kriminale të miturve shqiptarë në Greqi që shisnin drogë dhe grabisnin dyqane
Previous article KRIMI NË FAMILJE/ 39-vjeçarja shqiptare kërcënohet nga të afërmit e burrit që vrau vajzën e tij

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT