• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Pika kufitare e Merdares mbetet e mbyllur, nuk lejohet qarkullimi. Ja ç’po ndodh
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ Pika kufitare e Merdares mbetet e mbyllur, nuk lejohet qarkullimi. Ja ç’po ndodh

28 December, 2022 s.autor Rajon

Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur dhe aty nuk lejohet qarkullimi, thuhet në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, raporton REL.

Në anën serbe të Merdares, sipas autoriteteve të Kosovës, janë vendosur barrikada për rreth dy kilometra para arritjes në këtë pikë kufitare.

Mbrëmjen e 27 dhjetorit, Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se “grupet kriminale serbe” bllokuan kufirin në Merdare dhe ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të diasporës që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për të arritur në Kosovë.

Rruga Prishtinë-Nish, që kalon përmes Merdares, përdoret për qarkullim nga diaspora e Kosovës, por edhe nga serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër.

Për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët e zonës, institucionet në Kosovë, që nga 10 dhjetori janë mbyllur përkohësisht edhe dy pika të tjera kufitare me Serbinë, atë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Grupe serbësh kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.

Dejan Pantiq, sipas autoriteteve, dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që prej kur janë vendosur barrikadat 19 ditë më parë, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore.

Pre e sulmeve kanë qenë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), patrulla të KFOR-it dhe gazetarët.

Qeveria e Kosovës tha të hënën se është në komunikim të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe po pret që ata të veprojnë, duke theksuar që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat.

Përveç pikëkalimeve kufitare të Merdares, Jarinjës dhe Bërnjakut – që aktualisht janë të mbyllura – Kosova dhe Serbia kanë edhe tri pika të tjera kufitare: Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Pritja për hyrje dhe dalje në këto pika kufitare, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, është nga 3 deri në 15 minuta.

REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEDIAT ANGLEZE HEDHIN "SHASHKËN" E RADHËS/ Reali tremb sheikët duke i ofruar një kontratë… CR7-ës
Previous article E TRISHTË/ Ja kush është stjuardesa 24-vjeçare që humbi jetën tragjikisht në fluturimin e “Air Albania” (EMRI+FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT