• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Paralajmëron Kurti: Për vizitën në Bruksel do të vendos kur të marr përgjigje për policët e rrëmbyer
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ Paralajmëron Kurti: Për vizitën në Bruksel do të vendos kur të marr përgjigje për policët e rrëmbyer

19 June, 2023 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të vendosë nëse do të marrë pjesë në takimin e krizës të thirrur nga Bashkimi Evropian, pasi të kuptojë për gjendjen e tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga Serbia.

“Unë dua fillimisht të pres vizitën e ambasadorit [shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd] Jetish Jashari në Kralevë dhe vetëm më pas kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve tanë që po mbahen peng, rob në Serbi si hakmarrje për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit në Kosovë, do ta marr vendimin dhe do ta jap njoftimin [për pjesëmarrjen në takimin e Brukselit]. Vizita [e Jasharit] është menduar, me sa kam informacione deri në këto momente, për ditën e nesërme dhe unë do të jem në kontakt me ambasadorin tonë që të më njoftojë për gjendjen e këtyre tre policëve tanë që po mbahen rob në Serbi”, tha ai.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, më gjatë javës së kaluar i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tre policët “po mbahen në kushte çnjerëzore, pa ushqim dhe pa trajtim adekuat mjekësor”.

Për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një takim krize. Takimi është paraparë të mbahet këtë javë.

Kurti tha se ende është e paqartë nëse ky takim është thirrur për 22 apo 23 qershor.

Tensionet në veri janë rritur që prej fundit të majit, por ato janë përkeqësuar më 14 qershor pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Ndaj tre policëve, një gjykatë në Kralevë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga pala serbe, e cila ka akuzuar Prishtinën për keqtrajtimin e serbëve të arrestuar.

Të dielën, më 18 qershor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk do të marrë pjesë në takimin me Kurtin në Bruksel.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, deklaroi Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Kurti po ashtu foli edhe për njoftimin se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka vendosur një bllokadë në Leposaviq, dhe nuk ka lejuar njësitë speciale të Policisë së Kosovës të shkojnë në këtë komunë.

Më herët gjatë ditës, ky njoftim është përgënjeshtuar nga policia e Kosovës.

Por, Kurti tha se policia duhet të jetë e pranishme në atë zonë, “për shkak se ka ekstremistë të ndryshëm dhe për shkak se ka grupe kriminale”./rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR SAFET GJICIN NUK NDËRTON DOT NJË AKUZË"/ HABIT avokati me deklaratën e tij
Previous article LUFTA/ Ukraina konfirmon çlirimin e fshatit të parë në rajonin e Zaporizhjës

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT