• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Kurti: Nëse KFOR-i nuk di apo nuk do t’i heqë barrikadat, e bëjmë ne
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ Kurti: Nëse KFOR-i nuk di apo nuk do t’i heqë barrikadat, e bëjmë ne

27 December, 2022 s.autor Rajon

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për televizionin e Bosnjë e Hercegovinës, “Okanal” (Oslobodjenje), ka thënë se barrikadat në veri po menaxhohen nga Beogradi zyrtar. Ndër të tjera, ai ka thënë se nëse KFOR-i nuk është në gjendje, apo “nuk do” t’i largojë ato, atëherë institucionet e Kosovës mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“Na vjen keq që KFOR-i e vonon vendimin për heqjen e barrikadave. Nuk e di përse, nuk i di bisedimet mes tyre, por e di që kjo nuk mundet që zgjasë shumë. Nëse KFOR-i nuk është në gjendje t’i heqë barrikadat, ose nuk do për shkak të arsyeve që unë nuk i di, atëherë këtë do të duhet ta bëjmë ne”, u shpreh kryeministri.

Ai theksoi se për sa i përket palës kosovare, barrikadat mund të hiqen pa incidente, por shtoi se “pala tjetër është shumë e panjohur për ne”.

“Nga ana jonë, barrikadat mund të hiqen pa incidente, por pala tjetër është shumë e panjohur për ne. Njerëzit janë të uniformuar, nuk e di se si do të reagojë secili prej tyre kur të afrohet policia jonë. Por, një e di që disa direktiva i pranojnë çdo ditë nga Beogradi. Vijnë nga qeveria dhe presidenca serbe, vijnë nga katërshja Vuçiç-Bërnabiç-Vulin dhe Daçiç”, potencoi kreu i qeverisë, Albin Kurti.

Ndër të tjera, ai foli për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në veri. Ai tha se atje gjendet Policia e Kosovës, “më e pranishme se kurrë”, por shtoi se “kemi edhe barrikada”.

Ai po ashtu tha se Serbia nuk ka traditë në demonstrata, por vetëm në luftë.

“Këto barrikada kanë qenë episodi i dytë i të parit që është se serbët nga veriu kanë pranuar direktiva nga Beogradi që t’i lëshojnë të gjitha institucionet e Kosovës. Historikisht, ne shqiptarët kemi traditë të thellë të organizimit të demonstratave, kurse Serbia gjatë shekullit të 20 ka më shumë traditë për luftëra sesa për demonstrata. Kanë traditë të barrikadave, por për barrikada që tani janë në sanduiç. Nga njëra anë, janë barrikadat që tregojnë faktin se nuk janë në gjendje të krijojnë një lëvizje civile dhe nga ana tjetër janë edhe të pafuqishme në kuptimin që nuk dinë, nuk janë kreativë, nuk dinë asgjë tjetër veç të përsërisin gabimet e viteve ’90 kur ndërtuan barrikada Bosnje e Kroaci. D.m.th. në një farë mënyre dinë vetëm të përsëriten. Por nëse përsërisni veten, atëherë jeni duke u përgatitur për dështim. Unë mendoj se ata do të përjetojnë dështim”, theksoi Kurti.

Këto barrikada, tha ai, nuk janë të protestave të studentëve të 68-ës në Paris, “por janë barrikada të njerëzve të cilët me uniforma të errëta, njerëz që janë tullacë e me mjekra, imitojnë Drazho Mihajloviçin – Ëagner barrikada”.

“Janë ata njerëz që kanë armë aty dhe barrikadat i vendosin, jo për të penguar automjetet, por për të mbrojtur atë person të uniformuar dhe të armatosur i cili do të shtinte ndaj veturave që do të afroheshin”, deklaroi kryeministri Albin Kurti në këtë intervistë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Olta i vendos limite Luizit: Mos fol shumë me mua
Previous article GOMONET DREJT ANGLISË/ “The Sun”: Plani i kryeministrit britanik për emigracionin në rrugën e duhur, por…

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT