• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Haradinaj kërkon shtyrjen e zgjedhjeve: Procesi s’është i qëndrueshëm
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ Haradinaj kërkon shtyrjen e zgjedhjeve: Procesi s’është i qëndrueshëm

13 April, 2023 s.autor Rajon

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria, presidentja dhe institucionet e vendit që të marrin një vendim lidhur me gjendjen në Veri.

Sipas Haradinaj vendimi më i mirë në këtë situatë është shtyerja e zgjedhjeve.

“Ne duhet të kemi guxim politik t’i trajtojme tëmat në të vërtetën e vet, së paku të mos fshihemi nga temat që i ka vendi përpara. Nuk besoj që përfiton Kosova nëse ne e heshtim gjendjen në veri të vendit.

E dini se zgjedhjet e shpallura herën e parë nuk arritëm t’i mbajmë dhe po ashtu e dini se procesi për të mbajtur zgjedhje tash në veri nuk është i qëndrueshëm. Mund të shtrohet pyetja pse jemi në këtë gjendje, kuptohet e dimë mirë agjendën e Serbisë dhe Listës Serbe kushtëzimet e tyre, por edhe presionet që i ushtrojnë mbi qytetarët e vendit në veri.

Por a e dimë ne si Kosovë dhe a e din qeveria jonë rrugën deri te suksesi, mesa e shoh unë dhe me analizën dhe informatat që i kam gjendja e sotme nuk na dërgon te suksesi, procesi i tashëm i zgjedhjeve nuk na dërgon te suksesi.

Mosshqyrtimi i kësaj gjendje me kujdes, mostrajtimi i kësaj gjendje me seriozitet dhe me aleatët tonë mund t’i thellojë pasojat për Kosovën në Veri. E cilat kishin me qenë këto pasoja, nëse Kosova qëndron në vendimin e vet për mbajtjen e zgjedhjeve dhe vjen dita e zgjedhjeve dhe qytetarët e veriut do të shkojnë të votojnë në stacione policore.

Duhet t’i bëjmë analizë kësaj situate, a është në interesin tonë të arrijmë te kjo ditë, çka do të fitojmë në këtë ditë. Nuk besoj se duhet ta heshtim këtë gjendje, më mirë me pranuar një çerek humbje sot, një gjysmë humbje nesër, sesa një humbje të plotë në ditën e zgjedhjeve.

Nuk e shoh cili është interesi ynë me vazhdu me mbajt Policinë e Kosovës në situatën çfarë janë atje dhe me insistu ose me harru që kemi përgjegjësi për situatën atje. Unë i bëj thirrje qeverisë, presidentes, institucioneve të vendit që ta marrin me seriozitet gjendjen në Veri dhe ta marrin një vendim në lidhje me këtë situatë. Cili do të ishte ky vendim, unë besoj shumë që do të ishte shtyrja e zgjedhjeve”, tha Haradinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Prej 7 ditësh i zhdukur në Sarandë, si u kap dhe u lirua një vit më parë në Lushnje Fatmir Sulovari
Previous article PUBLIKON FOTON/ Olta Gixhari bëhet bashkë me Armaldon dhe kanë një mesazh për të gjithë

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT