• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Escobar dhe Lajçak sot e nesër në Prishtinë dhe Beograd
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ Escobar dhe Lajçak sot e nesër në Prishtinë dhe Beograd

5 June, 2023 s.autor Rajon

Emisarët e SHBA-së dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, pritet që sot dhe nesër të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin. Kjo vizitë vjen në një kohë kur situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi që serbët nuk po i pranojnë kryetarët shqiptar të zgjedhur në tri komunat në veri.

Escobar dhe Lajçak pritet të nxisin palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën në veri. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur dje për BBC-në, lidhur me tensionet në veri të Kosovës. Ai ka thënë se përshkallëzimi i tensioneve në veri, ka qenë i shmangshëm. “Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga lokacione alternative”, është shprehur Escobar.

Ndërkaq, Escobar ka përsëritur se duhet të thyhet cikli i dhunës dhe se të dyja palët, si Kosova, ashtu edhe Serbia, kanë përgjegjësi për të vepruar në atë drejtim. Nga ana tjetër përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjithashtu ditë më parë deklaroi se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës është i panevojshëm dhe i palogjikshëm. “Është e qartë se kjo mund të zgjidhet vetëm politikisht dhe kjo do të thotë përmes dialogut ekzistues”, tha Lajçak.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në këto komuna, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve. Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjatë protestave janë dëmtuar dhe djegur automjete të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRITANI E MADHE/ Sistemi i azilit ka nevojë për ndryshime rrënjësore
Previous article TRONDITET SËRISH EKUADORI/ 5 të vdekur dhe 8 të plagosur në një sulm të armatosur në qytetin e Guayaquil

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT