• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Borrell: Po organizojmë një takim urgjent Kosovë-Serbi
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ Borrell: Po organizojmë një takim urgjent Kosovë-Serbi

16 June, 2023 s.autor Rajon

Një takim për menaxhim të krizës, e jo për normalizim të raporteve. Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme në BE, Jozep Borrell u kujdes të theksonte diçka të tillë, teksa njoftoi përpjekjet për organizimin e një takimi urgjent mes përfaqësueseve të Kosovës dhe Serbisë, në përpjekjen për të zbutur tensionet.

“Duhet të bëjmë thirrje për qetësi në terren. Duke parë situatën e përkeqësuar, jemi kthyer në fazën e menaxhimit të krizave. Unë do t’i ftoj dy palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhimin e krizave, javën që vjen, në Bruksel.”

Burime diplomatike në Bruksel, thonë për Radion Evropa e Lirë se përpjekjet po bëhen për një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit, Aleksander Vuçiç.
Sipas masave që BE-ja ka ndërmarrë ndaj Kosovës – për shkak të mosveprimit për ulje të tensioneve, takimet mes përfaqësuesve të Kosovës dhe BE-së, do të fokusohen vetëm në qetësimin e situatës në Veri.

Përballë kritikave të kryeministrit Kurti për mosreagim ndaj arrestimit të 3 pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe, Borrell theksoi se po përpiqeshin të kuptonin atë që kishte ndodhur.
Sakaq, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha në një reagim mbrëmjen e së enjtes, se nuk ka qenë në zonën ku ka ndodhur arrestimi i 3 zyrtarëve policore.

“KFOR ka dërguar një ekip në zonë dhe është në kontakt me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, autoritetet e Serbisë dhe Eulex. Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i ulin menjëherë tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme, të cilat mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejmë”.
Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si rrëmbim nga autoritetet e Serbisë në territorin e Kosovës.

Kryeministri Kurti deklaroi ditën e enjte se nuk e kuptonte mosreagimin e KFOR-it ndaj sulmit, që sipas tij, kishte mandate ta parandalonte në kufirin me Serbinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIU DËMTON TË MJELLAT/ Gruri në Myzeqe është rrëzuar në tokë
Previous article RESHJET E SHIUT PËRMBYSIN KUÇOVËN/ Uji “pushton” edhe nënstacionin elektrik në hyrje të qytetit

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT