• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Analiza e DW: SHBA dhe BE në mision të ri ndërmjetësimi dhe paralajmërimet për pasoja
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ Analiza e DW: SHBA dhe BE në mision të ri ndërmjetësimi dhe paralajmërimet për pasoja

5 June, 2023 s.autor Rajon

Vazhdojnë përpjekjet për uljen e tensionene në veri: I dërguari amerikan për Kosovën, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin të hënën e të martën. Dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, i dërguari amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Laçak, qëndrojnë të hënën në Beograd dhe të martën në Prishtinë, në përpjekje për të ndikuar tek palët për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Para më shumë se një jave në këtë pjesë të banuar me shumicë serbe, pati trazira pas protestave të serbëve ku mbetën të lënduar edhe shumë ushtar të KFOR-it.

BE paralajmëron për pasoja

Bashkimi Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Kosovës që të largojë nga veriu njësitë speciale të policisë nga ndërtesat komunale, dhe kryetarët e rinj shqiptar të katër komunave, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubn Potok, të zhvendosen në zyra të tjera alternative. Po ashtu u kërkua edhe organizimi sa më shpejt i zgjedhjeve të reja në veri, me shpresën e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje. Ndërkaq nga Serbia kërkohet tërheqja e forcave ushtarake serbe të stacionuara afër kufirit me Kosovën dhe ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja. Nëse Kosova dhe Serbia nuk ndërmarrin këto veprime, atëherë, Bashkimi Evropian paralajmëroi për pasoja negative për të dyja vendet.

Bashkimi Evropian, dhe kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dënuan në mënyrën më të ashpër aktet e dhunshme në veri kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave. Në një deklaratë të BE-së, thuhet se “i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të de-përshkallëzuar, të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht”.

BE pret nga Kosova të veprojë në mënyrë jo përshkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Në deklaratën e BE-së thuhet se, “kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”.

Forcat serbe demonstrojnë gatishmëri në stërvitjen Forcat serbe demonstrojnë gatishmëri në stërvitjen
Forcat serbe demonstrojnë gatishmëri në stërvitjen “Granite 2023″Fotografi: Milos Miskov/AA/picture alliance
Për Serbinë, BE-ja shpreh “shqetësimin për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe”. “Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri, siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Angazhim i OSBE-së për zgjedhjet e reja

Për zgjedhjet e reja në veri pritet të ketë angazhim të drejtpërdrejt të OSBE-së. Duke prezantuar një plan nëntë pikësh të BE-së për veriun, kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, si e vetmja mënyrë për të siguruar shtensionimin në veri dhe normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Në udhëzuesin e BE-së për veriun thuhet se “kryetarët e zgjedhur të komunave në veri duhet të dorëhiqen gjatë verës për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbaheshin deri në fund të vitit”. OSBE-ja do të mbështesë procesin zgjedhor dherritjen e mirëbesimit në mes të komuniteteve, tha Bujar Osmani.

Turqia i përgjigjet kërkesës së NATO-s

Tensionet dhe trazirat në veri të Kosovës u nxitën pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit, të cilat u organizuan nga Prishtina zyrtare por u bojkotuan masivisht nga partitë serbe me mbështetje të Beogradit. Me një pjesëmarrje shumë të ulët në zgjedhje prej vetëm 3.6%, u zgjodhën katër kryetarë shqiptar të komunave veriore të banuara me shumicë serbe. Këta kryetarë nuk po pranohen nga serbët lokal dhe gjatë protestave të serbëve dhe përpjekjeve për të hyrë në objektet komunale, shkaktuan plagosjen e 30 pjesëtarëve të KFOR-it. Pas kësaj NATO-ja vendosi që të dërgojë 700 trupa shtesë, nëse është nevoja edhe më shumë, për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për të garantuar qetësinë. Këtij numri ushtarësh të KFOR-it, sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes i bashkohen edhe trupa komando turke, në përgjigje të kërkesës së NATO-s/DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA ME SHQIPËRINË/ Rishi Sunak: Janë riatdhesuar 1800 shqiptarë!
Previous article PAMJET E RËNDA, MAKINAT ME SHPEJTËSI "SKËTERRË"/ Momenti i përplasjes fatale në Bërxullë ku vdiq 10 vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT