• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË UKRAINË/ Boris Johnson: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore
Home
Uncategorized

TENSIONET NË UKRAINË/ Boris Johnson: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

20 February, 2022 s.autor Breaking News, Uncategorized

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945” dhe kjo sipas tij “janë të gjitha provat që e sugjerojnë”.

Në një intervistë për BBC, Johnson tha se Rusia synon të rrethojë Kievin, ndërsa shtoi se kostot njerëzore në rast lufte do të jetë e madhe.

 Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar. Inteligjenca tregon se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kiev. Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë,” tha Johnson nga Mynihu, ku liderët botërorë po takohen për një konferencë vjetore të sigurisë.

Në rast lufte tha Johnson, Britani do të rriste sanksionet ndaj Rusisë “duke i bërë më të ashpra nga sa ishin sugjeruar më parë”.

Kryeministri tha se presidenti i SHBA Joe Biden u kishte thënë udhëheqësve perëndimorë të inteligjencës se forcat ruse nuk po planifikonin vetëm të hynin në Ukrainë nga lindja, nëpërmjet Donbasit, por nga Bjellorusia dhe zona përreth Kievit.

“Kam frikë të them se plani që ne po shohim është për diçka që mund të jetë me të vërtetë lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 vetëm për sa i përket shkallës,” tha kryeministri.

Njerëzit duhet të konsiderojnë jo vetëm humbjen e mundshme të jetës së ukrainasve, por edhe të “rusëve të rinj”, shtoi ai.

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane thonë se janë rreth 200 mijë trupa ruse të vendosur përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje. Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Rrëfimi: Historia tragjike e nanave shkodrane, Angjelina Topalli, Hatixhe e Nafije Kopliku, Vehbije e Budije Bushati dhe Adile Kazazi, të cilat…
Previous article HOROSKOPI 20 SHKURT/ Këtë të diel kushtojani personave të dashur, kini kujdes në punë. Yjet për sot

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT